Fillimi LajmeBotaOperacione ajrore nga Forcat e Armatosura Turke kundër terroristëve

Operacione ajrore nga Forcat e Armatosura Turke kundër terroristëve

nga Shekulli Agency

Si rezultat i ofensivës mbi të dhënat paraprake mësohet se janë neutralizuar 30 terroristë si dhe janë shkatërruar bunkerët, vendstrehimet dhe pozicionet e armëve të terroristëve

avi-turNë një ofensivë ajrore të ndërmarrë më 19 maj në Kandil nga Forcat e Armatosura Turke sipas të dhënave paraprake janë neutralizuar 30 terroristë, raporton (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet e forcave të sigurisë theksohet se Forcat e Armatosura Turke pas një informacioni të marrë më 19 maj kanë kryer një ofensivë ajrore në rajonin Kandil.

Si rezultat i ofensivës mbi të dhënat paraprake mësohet se janë neutralizuar 30 terroristë si dhe janë shkatërruar bunkerët, vendstrehimet dhe pozicionet e armëve të terroristëve.

Ndërsa në anën tjetër vihet në dukje se avionët luftarakë pas një informacioni të marrë ditën e djeshme kanë ndërmarrë ofensivë ajrore në rajonin Metina.

Avionët luftarakë të Komandës së Forcave Ajrore në orare të ndryshme në tre ofensiva kanë shkatërruar 11 pozicione me objektiv bunkerët, vendstrehimet dhe pozicionet e armëve të terroristëve. Gjithashtu vihet në dukje se janë duke vazhduar punimet për përcaktimin e dëmeve dhe të viktimave në rajon.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies