37
Një furgon pasagjerësh doli nga rruga në aksin Tiranë – Peshkopi në afërsi të liqenit të Shkopetit.
Mesditën e sotme një furgon me pasagjerë doli nga rruga dhe përfundoi brenda në liqen.
Grupi i Emergjencës ka arritur të nxjerrë nga liqeni i Shkopetit dy trupa të pajetë ku raportohen dy viktima dhe tre të plagosur, të cilët janë transportuar menjëherë për në spital.
Sipas policisë deri më tani është bërë i mundur nxjerrja e vetëm dy trupave ndërkohë që dyshohet se numri i personave që kanë humbur jetën në këtë aksident është më i lartë.