Fillimi LajmeBotaNjë afro-amerikan në SHBA gjendet i varur në pemë

Një afro-amerikan në SHBA gjendet i varur në pemë

nga Shekulli Agency

Prefekti i Atalantës ka deklaruar se ngjarja po hetohet nga Byroja Federale e Hetimeve dhe se pretendimet në median sociale nuk reflektojnë të vërtetën

ame-4533Në Atlanta të SHBA-së njoftohet se një person afro-amerikan i seksit mashkull është gjetur i varur në një pemë.

Për ngjarjen e ndodhur në parkun Piedmont në Atalanta autoritetet lokale kanë deklaruar se kjo mund të jetë një vetëvrasje, ndërsa banorët e zonës pretendojnë se përgjegjësit e kësaj ngjarjeje janë anëtarët e organizatës raciste të të bardhëve Klu Klux Klan (KKK) në SHBA.

Në një deklaratë të bërë nga Departamenti i Policisë së Atalantas bëhet e ditur se një person afro-amerikan i moshës 25-35 vjeç është gjetur në orët e para të mëngjesit i varur në një pemë, si dhe theksohet se ngjarja mund të jetë vetëvrasje.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies