Fillimi LajmeBotaNis pjesa e dytë e projektit “Dialogu i Miqve të rinj Turqi-Kosovë”

Nis pjesa e dytë e projektit “Dialogu i Miqve të rinj Turqi-Kosovë”

nga Shekulli Agency

Një grup i të rinjve kosovarë në kuadër të projektit “Dialogu i Miqve të rinj Turqi-Kosovë” mbërritën në Bursa

kot--222-67555Një grup i të rinjve kosovarë në kuadër të pjesës së dytë të projektit “Dialogu i Miqve të rinj Turqi-Kosovë” mbërritën në qytetin Bursa të Turqisë.

Në deklaratën me shkrim nga Bashkia e Bursës, të rinjtë të cilët mbërritën në Bursa në kuadër të projektit të mbështetur nga Zyra e kryeministrit të Republikës së Turqisë për turqit jashtë shtetit dhe komunitetet farefisnore (YTB). E gjithë kjo në koordinim të Qendrës për Politika Sociale (SOMER), Bashkisë së Bursës, Këshillit të Qytetit, Konsullatës së nderit të Kosovës në Bursë, Qendrës Kërkimore të Ballkanit (BAMER). Grupi i të rinjve vizitoi zëdhënësin e kryetarit të Bashkisë së Bursës Abdulkadir Karlik.

Karlik pas pranimit të të rinjve theksoi se në pjesën e parë të projektit i cili muaj më parë u zhvillua në Prizren të Kosovës, kanë patur për qëllim rritjen e komunikimit dhe bashkëpunimit mes Kosovës dhe Turqisë.

Ai tha se ndjen kënaqësi që janë duke pritur 40 të rinj kosovarë në Bursë. “Në kuadër të projektit do të bëjnë seminare për zhvillimin e bashkëpunimit të shoqatave të cilat punojnë për rininë në Turqi dhe Kosovë dhe për të përforcuar lidhjet e historisë së përbashkët dhe të fqinjësisë mes të rinjve të dy shteteve”, tha Karlik duke shtuar se 40 të rinj të moshës 16-30 vjeç do të qëndrojnë 4 ditë në Bursë.

Ndërsa kryetari i Këshillit të Qytetit të Bursës Hasan Çepni theksoi se Turqia dhe Kosova janë dy shtete dhe popuj vëllezër të cilat posedojnë vlera të përbashkëta.

Ai vuri re lidhjet historike të Bursës me Kosovën. “Ky projekt është një takim kulturor. Dhashtë Zoti të jetë shkak për përfaqësimin e gjeneratave. I falënderoj ata të cilët kanë kontribuar”, tha Çepni.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies