Fillimi LajmeBotaNagorno-Karabah, forcat armene goditën vendbanime dhe pozita ushtarake azerbajxhanase

Nagorno-Karabah, forcat armene goditën vendbanime dhe pozita ushtarake azerbajxhanase

nga Shekulli Agency

kot-87777Përleshjet në vijën e frontit mes Azerbajxhanit dhe Armenisë në Nagorno-Karabah edhe më tej po zgjasin, ndërsa pala azerbajxhanase akuzon forcat armene se kanë kryer sulme artilerike edhe në objektiva civilë, raporton (AA).

Ministria e Mbrojtjes të Azerbajxhanit njoftoi se ushtria armene dje pasdite filloi dhe gjatë mbrëmjes vazhdoi sulmet artilerike në rajonin Terter. Në njoftim theksohet se në sulmet armene janë përdorur raketa të ndryshme artilerike të kalibrit të madh, ndërsa objektiva të sulmit kanë qenë vende dhe bastione ushtarake të ushtrisë azerbajxhanase.

Forcat e Azerbajxhanit iu kundërpërgjigjën sulmeve ndaj pozitave ushtarake nga të cilat forcat armene kryejnë sulmet. Nga Ministria e Azerbajxhanit paralajmërojnë se pala armene do të konsiderohet përgjegjëse për përshkallëzimin e ri të konfliktit.

Konfliktet në Nagorno Karabah u ripërtërinë në fillim të muajit prill, kur forcat armene kryen sulme artilerike në pozita azerbajxhanase. Gjatë konflikteve kanë humbur jetën 16 ushtarë azerbajxhanas dhe mbi 100 ushtarë armenë, siç raporton Baku zyrtar. Armëpushimi u vendos më 5 prill, por tensionet në vijën e frontit janë ende në rritje.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies