Fillimi LajmeBotaMusliu: Durimit po i vjen fundi

Musliu: Durimit po i vjen fundi

nga Shekulli Agency

musliu-preshev-4533Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Jonuz Musliu ka thënë se me kthimin e 103,222 teksteve mësimore nga Lugina e Preshevës në Kosovë, po i vjen fundi gjithçkaje.

Ai për Epoka e Re ka thënë se ka kërkuar nga autoritetet e Shqipërisë dhe të Kosovës të ndërhyjnë në mekanizmat ndërkombëtar që të detyrojnë Serbinë të kthehen tekstet shkollore për nxënësit e shkollave fillore në Luginë të Preshevës.

Po ashtu, të njëjtën gjë ai e ka kërkuar edhe nga SHBA-ja, BE-ja dhe shtetet e tjera me ndikim në arenën ndërkombëtare.

“Diskriminimi që po ua bënë Serbia shqiptarëve në Luginë është i papranueshëm. Unë nuk e di se si po toleron faktori ndërkombëtar këtë situatë kur dihet që s’mund t’i ndalohet libri dikujt në shekullin 21”, ka deklaruar për Epoka e Re, Jonuz Musliu.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies