Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka cilësuar ‘çështje orësh liberalizimin e vizave’. Pas një takimi me presidentin e Federatës së Futbollit, Fadil Vokrri, Thaçi u shpreh se ‘Kosova ka zbatuar të gjitha kriteret e nevojshme për liberalizimin e vizave, tani më kanë mbetur çështje orësh deri te finalizimi’
‘Mund të them se Kosova ka zbatuar të gjitha kriteret e nevojshme për rekomandimin e vizave nga Brukseli. Prandaj dua të them se procesi për liberalizimin e vizave për Kosovën tani më nuk është duke i numëruar ditët dhe javët por mund të themi se është duke i numëruar orët’, theksoi Presidenti Thaçi
Më tej, Thaçi ka thënë se ‘ky është një lajm i mirë për Kosovën, UEFA dhe liberalizimi, që njerëzit e Kosovës të lëvizin lirshëm në të gjithë Evropën’.