Fillimi LajmeBotaKryeministri Rama ndër të ftuarit në dasmën e vajzës së Erdogan

Kryeministri Rama ndër të ftuarit në dasmën e vajzës së Erdogan

nga Shekulli Agency

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, martoi vajzën më të vogël, Sumeyye me industrialistin Seluck Bayraktar.

kot-222-6555Në ceremoninë ku ishin ftuar 6 mijë vetë nga brenda dhe jashtë vendit të zhvilluar nën masa të sigurisë së lartë, mori pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Ceremonia martesore u zhvillua në Qendrën e Shfaqjeve Yahya Kemal Beyatlı në lagjen Kuçukçekmece të Stambollit.

Erdogani dhe gruaja e tij Emine kanë katër fëmijë, dy djem të quajtur Burak dhe Bilal, si dhe dy vajza të quajtura Esra dhe Summeyye.

Në dasmë kanë marrë pjesë presidenti i 11-të i Turqisë Abdullah Gul, kryeministri i Turqisë Ahmet Davutoglu, shefi i Shtabit të Përgjithshëm Hulusi Akar, anëtari i Presidencës treshe të Bosnjës Bakir Izetbegoviç, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, kryeministri i Pakistanit Nawaz Sherif, si dhe zyrtarë qeveritarë, biznesmenë dhe artistë të shumtë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies