Fillimi LajmeBotaKosovë, Zjarri i Shenjtë nga Jerusalemi në Graçanicë

Kosovë, Zjarri i Shenjtë nga Jerusalemi në Graçanicë

nga Shekulli Agency

kot-54444Me rastin e festave të Pashkëve ortodokse, Zjarri i Shenjtë nga varri Krishtit në Jerusalem është sjell edhe sivjet në tempujt ortodoks në Kosovë. Ky zjarr i shenjtë sot ka arritur në Manastirin e Graçanicës, ku është pritur nga Peshkopi i Rashkës dhe Prizrenit, Teodosije dhe disa qindra besimtarë.

Zjarrin në Manastirin e Graçanicës e kanë sjell përfaqësuesit e Kishës Ortodokse Serbe dhe ndihmësi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Dushan Jovoviq. Zjarri i shenjtë konsiderohet si mrekullia më e madhe në Jerusalem, sepse çdo vit, në prag të pashkëve, me rastin e lutjeve të Peshkopit të Jerusalemit dhe Palestinës, Teofilit, në Kishën e Ringjalljes së Krishtit në Jerusalem, zjarri konsiderohet se ndizet vetvetiu.

Zjarri i Shenjtë nga Jerusalemi, pas Graçanicës, është dërguar edhe në Patriarkanën e Pejës dhe Manastirin e Deçanit. Ndërkohë, nesër do të dërgohet në Manastirin e Banjskës në veri të Kosovës. Përndryshe, delegacioni zyrtarë i Kishës Ortodokse Serbe (KOS) ka marr pjesë në ceremoninë e paraqitjes së Zjarrit të Shenjtë në Kishën e Krishtit në Jerusalem. Nga aty, prijësit e KOS-it e kanë bartur zjarrin në tempullin e Savës së Shenjtë (Sveti Sava) në Beograd, prej nga është përcjell në Kosovë.

Kjo ceremoni e bartjes së zjarrit të shenjtë nga Jerusalemi në Beograd dhe pastaj në Kosovë, për herë të parë është mbajtur vitin e kaluar.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies