Kryeministri i Turqisë Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) bisedoi në telefon me Kryeministrin e Udhëheqjes Rajonale Kurde të Irakut, Neçirvan Barzani dhe Kryeministrin e Bullgarisë, Boyko Borisov.
Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) në bisedën me Neçirvan Barzani shprehu domosdoshmërinë e bashkëpunimit kundër organizatave terroriste me në krye DAESH-in dhe PKK-në të cilat kanë marrë në objektivë paqen dhe stabilitetin e Turqisë dhe Irakut.
Kryeministrin e Udhëheqjes Rajonale Kurde të Irakut, Neçirvan Barzani e uroi Kryeministrin Jëlldërëm me rastin e Fitër Bajramit dhe i shprehu ngushëllimet për shkak të sulmeve terroriste në Aeroportin “Ataturk” të Stambollit.
Ai falënderoi Turqinë për që ka dhënë për stabilitetin dhe mirëqenien e Udhëheqjes Rajonale Kurde të Irakut dhe u shpreh se janë në bashkëpunim të plotë dhe në solidaritet me Turqinë përsa i përket çështjes së luftë kundër terrorit.
Kryeministri Jëlldërëm dhe Barzani janë dakord për vazhdimin e përpjekjeve të përbashkëta dhe dialogut të afërt për përforcimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat duke filluar me ekonominë, tregtinë dhe energjinë.
Në qendër të bisedës së Kryeministrit të Turqisë Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) me Kryeministrin e Bullgarisë, Boyko Borisov, ishin turqit e Bullgarisë.
Ai bëri të ditur se qëndrimi pozitiv zhvillimi nga ana e qeverisë bullgare duke mbrojtur të drejtat dhe mirëqenien e bashkëkombësve në Bullgari do të përforcojë edhe më shumë marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Turqisë dhe Bullgarisë.
Kryeministri Borisov u shpreh se do të bëjnë ç’të jetë e mundur për këtë çështje.
Kryeministrit Jëlldërëm dhe homologu Borisov, janë dakord për vazhdimin e përpjekjeve reciproke ndërmjet autoriteteve të dy vendeve për zgjerimin dhe përparimin e fushave të bashkëpunimit përfshi edhe transportin dhe tregtinë si dhe luftën kundër ksenofobisë dhe diskriminimit.
Borisov, shprehu ngushëllimet për shkak të sulmeve terroriste në Aeroportin “Ataturk” të Stambollit dhe theksoi se janë në bashkëpunim dhe solidaritet me Turqinë në luftën kundër terrorit.