Prokuroria e Shtetit në provincën turke Denizli ka ngritur padi të re kundër organizatës terroriste FETO, në të cilën potencohet se anëtarët e kësaj organizate kanë lidhur martesa me urdhër të “imamëve” përgjegjës ndërsa theksohet se eprorët kanë ushtruar presion të madh ndaj anëtarëve të cilët janë përpjekur për t’u larguar nga organizata në atë mënyrë që i kanë ndarë nga bashkëshortët e tyre, fëmijëve dhe pjesa tjetër e familjes.
Aktakuza, e cila i është dërguar Gjykatës së 2-të Penale në Denizli, është ngritur kundër 72 të dyshuarve, prej të cilëve 31 prej tyre ndodhen në paraburgim, ndërsa teksti i aktakuzës ka të bëjë me strukturën dhe kierarkinë e organizatës terroriste FETO/PDY dhe detaje të tjera të mbledhura gjatë hetimit muajt e fundit nën emrin “Struktura ombrellë e FETO-s në qarkun Tavas”.
Në aktakuzë potencohet se anëtarët e FETO-s liderin e tyre Fethullah Gülen e konsiderojnë si “person me cilësi dhe aftësi të shenjta dhe të mbinatyrshme”, dhe se organizata vepron në fshehtësi dhe me respektimin rigoroz të kierarkisë dhe bindjes ndaj anëtarëve të nivelit të lartë.
“Çdo përpjekje për të vënë në dyshim apo të shprehjes së opinionit për vendimet e udhëheqësve të organizatës së Gülen-it shuhet në rrënjë, ndërsa urdhërat e tij konsiderohen detyrë e shenjtë nga anëtarët. Fethullah Gülen dhe anëtarët e tjerë të lartë të FETO-s, me rastin e paraqitjes para opinonit tregojnë një dozë të lartë të përulësisë, dhe në të njëjtën kohë janë udhëheqës rigid dhe autoritarë në organizatë brenda së cilës ka një sistem të rreptë të dënimit dhe shpërblimit të anëtarëve të pabindur dhe të bindur”, thuhet në padi.
Vëmendjen e opinonit veçanërisht e ka tërhequr mënyra e kontrolluar e lidhjeve martesore të anëtarëve nga ana e udhëheqësve të organizatës terroriste FETO, për të cilën prokuroria ka mbledhur prova dhe i ka parashtruar në aktakuzë.
“Anëtari i organizatës FETO vendimin e tij për martesë fillimisht ia ka bërë të ditur imamit përgjegjës dhe më pas nga katalogu me fotografi të anëtareve të pamartuara të organizatës ka zgjedhur bashkëshorten. Kështu FETO mban nën kontroll dhe forcon lidhjen e anëtarësisë dhe në rast të tentimit të ndonjë anëtari për t’u larguar nga organizata, ai bëhet viktimë e presionit deri në largimin e tij nga familja”, thuhet më tej në padi.
Anëtarësia e organizatës terroriste FETO, verbërisht i beson liderit të tyre Gülen dhe imamëve përgjegjës, prandaj të gjitha vendimet e jetës, si martesa, ua lënë në vullnetin e tyre sepse udhëheqësit e tyre i konsiderojnë të pagabueshëm të cilët të gjitha vendimet i marrin në favor të organizatës FETO.
“Ndjenjat fetare shfrytëzohen si bazë për veprim brenda organizatës FETO, ndërsa vlerat dhe parimet fetare interpretohen dhe i përshtaten interesave dhe nevojave aktuale të organizatës. Të gjitha provat tregojnë se bëhet fajlë për një organizatë shumë mirë të organizuar e cila zbaton një lloj të sofistikuar të spiunazhit”, gjithnjë sipas aktakuzës.
FETO është organizata terroriste e njohur edhe si “strukturat paralele shtetërore”, sepse anëtarët e saj janë të infiltruar në të gjitha institucionet turke dhe nëpërmjet tyre ka punuar në prishjen e rendit kushtetues.
Në aktakuzën e re të ngritur në gjykatë në Denizli, theksohet se anëtarët e saj, në institucionet e rëndësishme strategjike, si ushtri, polici, gjyqësor dhe në shërbimin inteligjent, kanë një strukturë të veçantë dhe mënyrë të sofistikuar të komunikimit për t’u mos u zbuluar.
Organizata terroriste FETO, më 15 korrik ka udhëhequr përpjekjen e pasuksesshme të grusht shtetit ushtarak në Turqi, pas së cilës Ankaraja zyrtare nga SHBA-të ka kërkuar zyrtarisht arrestimin e përkohshëm dhe ekstradimin e udhëheqësit të kësaj organizate Fethullah Gülen, i cili jeton në Pensilvani.