Fillimi LajmeBotaGjermani, të paktën 10 të vrarë dhe mbi 20 të plagosur

Gjermani, të paktën 10 të vrarë dhe mbi 20 të plagosur

nga Shekulli Agency

gjer-pol-kotAutoritet gjermane njoftojnë se si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga një numër i panjohur i sulmuesve në një qendër tregtare në qytetin e Mynihut, të paktën dhjetë persona mbetën të vrarë dhe mbi njëzet të tjerë u plagosën

Policia e Mynihut njoftoi se i dyshuari është gjetur i vdekur rreth 1 kilometër larg qendrës tregtare dhe sipas hetimeve fillestare besohet të jetë qitësi i vetëm. “Kemi gjetur një njeri i cili vrau veten. Supozojmë se ai është i vetmi sulmues”, njofton policia e Mynihut në rrjetet sociale.

Qëllimi i sulmit ende mbetet i paqartë, ndërsa deri më tani sipas të dhënave të policisë nuk bëhet fjalë për ndonjë sulm fetar-ekstremist.

Sipas një videoje të transmetuar në televizionet gjermane vërehet një sulmues mashkull i cili rastësisht gjuan drejt disa personave para një restoranti në afërsi të qendrës tregtare “Olimpia”.

Ndërkohë, reagimet ndaj sulmit në fjalë filluan të kalojnë nga e gjithë bota, ndër të cilat Shtëpia e Bardhë e dënoi atë fuqishëm, duke e quajtur “të urryer”. Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, ka thënë se “E gjithë Evropa tani është me Mynihun”, ndërsa Ministria e Jashtme e Turqisë ka positur se, “Solidariteti dhe bashkëpunimi ndërkombëtar në luftën kundër goditjeve të terrorizmit që synon vlerat e përbashkëta të njerëzimit, është thelbësor”.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies