Pasi ka vënë në dukje se bërja e dallimeve mes organizatave terroriste është e papranueshme, Çavuşoğlu tha se janë kundër të gjitha organizatave terroriste
Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu, në lidhje me fotografitë që tregojnë ushtarët e SHBA-së me uniformat e organizatës terroriste YPG tha se: “Është e papranueshme që ushtarët e një shteti shumë ambicioz në luftën kundër terrorizmit, aleatit tonë, ushtarët e SHBA-ve të përdorin emblemën e organizatës terroriste”.
Çavuşoğlu në një konferencë të përbashkët për shtyp të mbajtur në kuadër të “Mbledhjes Gjithëpërfshirëse për Shqyrtim Brendakohor të Programit Operativ në Stamboll dedikuar Shteteve më pak të Zhvilluara” iu është përgjigjur pyetjeve të drejtuara ndaj tij.
“Në telefon i nderuari Obama, i nderuari Kerry, i nderuari president do të na shprehen ne se YPG, PYD nuk janë të sigurta dhe se në luftën kundër terrorizmit ndodhen në anën e Turqisë. Do të vendosin emblemat e organizatës terroriste të cilët janë dy përgjegjëse për sulmin e fundit në Ankara. E çfarë na qenkësh kështu, për sigurinë e tyre. Atëherë rekomandimi ynë ndaj tyre është që kur të shkojnë në rajonet e tjera të Sirisë të vendosin emblemën e DAESH-it, El-Nusras, Al-Kaidës dhe kur të shkojnë në Afrikë të vendosin emblemën e Boko Haram. Përgjigja jonë ndaj atyre që shprehen se YPG-në nuk e vërejnë të njëjtë me këto organizata terroriste është se kjo është ‘standard i dyfishtë dhe dyfytyrësi'”, u shpreh kryediplomati turk.
Pasi ka vënë në dukje se bërja e dallimeve mes organizatave terroriste është e papranueshme, Çavuşoğlu tha se janë kundër të gjitha organizatave terroriste.
Është konstatuar se ushtarët e SHBA-së në uniformat e tyre mbanin emblemat e YPG-së gjatë një operacioni të përbashkët në Siri me YPG-në e cila është krahu i armatosur i PYD-së dhe që në Siri është zgjerimi i organizatës terroriste PKK.
Departamenti Amerikan i Mbrojtjes pas pyetjeve insistuese në lidhje me këtë çështje kishte deklaruar se: “Forcat e operacioneve speciale edhe në të kaluarën kanë mbartur shenja të cilat identifikojnë ikonat dhe identitetet e disa partnerëve”.