”Ata që nisen me një qëllim të tillë duhet të dinë që përballë tyre do të gjejnë Turqinë me 79 milionë njerëz të popullit nga 7 deri në 70 bashkë me 260 mijë policët dhe 570 mijë ushtarë.”
“Jemi të vendosur të shpëtojmë Turqinë nga belaja e organizatës terroriste PKK dhe këtë do ta bëjmë në bashkëpunim me vëllezërit tanë në atë rajon”.
“Ashtu sikurse FETÖ edhe PKK nuk mund të qëndrojë përballë fuqisë së shtetit dhe vendosmërisë së popullit tonë. E njëjta e ardhme e pret edhe krahun e PKK në Siri PYD-YPG”.
“Është një borxh ndaj popullit tonë të zhdukim DAESH-in nga Siria dhe ta bëjmë të pamundur të jetë aktiv në vendin tonë”.
“Mburoja e Eufratit është hapi i parë në këtë drejtim”, u shpreh ndër të tjera Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.