Fillimi LajmeBotaErdogan: Nëse nuk përgjigjemi me luftë të përbashkët kundër sektarizmit nuk mund të sigurojmë paqen

Erdogan: Nëse nuk përgjigjemi me luftë të përbashkët kundër sektarizmit nuk mund të sigurojmë paqen

nga Shekulli Agency

erdogan-6555jpgPresidenti turk Recep Tayyip Erdogan gjatë një fjalimi të mbajtur në Forumin e 7-të Global të Aleancës së Qytetërimeve të OKB-së tha se “pavarësisht suksesit të arritur të Aleancës së Qytetërimeve të OKB-së, është shumë larg për të arritur objektivat që përbëjnë qëllimin kryesor të krijimit”.

“Nëse nuk përgjigjemi me luftë të përbashkët kundër sektarizmit nuk mund të sigurojmë paqen. Nëse këtë luftë të përbashkët nuk e bëjmë kundër racizmit nuk mund të luftojmë me terrorizmin”, tha Erdogan.

Presidenti turk shtoi se “Ne nuk mund ti ndajmë njerëzit ‘nga kjo racë, apo nga ajo racë‘. “Nuk mund ti ndajmë njerëzit ‘ky është i bardhë, ky është i zi‘. Ne jemi të detyruar që njerëzit përballë nesh ti duam të gjithë si njerëz dhe ti shohim si njerëz të të gjithë racave. Ja kjo e formon themelin e paqes në botë”, tha ai.

Erdogan duke vënë në dukje se pavarësisht suksesit të arritur të aleancës ne duhet të pranojmë së bashku të vërtetën ai theksuar se “Si komunitet ndërkombëtar jemi ende shumë larg në arritjen e objektivave të cilat përbëjnë qëllimin e krijimit të aleancës. Fatkeqësisht ende nuk kemi tejkaluar paragjykimet e rrënjosura, qasjen e cila ndan në themel rrënjët dhe kulturat si dhe besimet e njerëzve të cialt janë shtytës për krijimin e aleancës së qytetërimeve. Me rrymat radikale dhe në luftën kundër terrorizmit e cila ushqehet nga këto rryma nuk kemi mundur të tregojmë majftueshëm pritshmëritë në luftën e vendosur dhe të përbashkët”.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies