Fillimi LajmeBotaDymbëdhjetë patrulla policore zvicerane ndjekin katër shqiptarë

Dymbëdhjetë patrulla policore zvicerane ndjekin katër shqiptarë

nga Shekulli Agency

zvi-polPas një plaçkitjeje në Bergdietikon të Zvicrës, policia ka arrestuar katër plaçkitës shqiptarë, duke i falënderuar një informate nga popullata.

Një banues i Bergdietikonit, e kishte informuar policinë zvicerane se i kishte parë katër persona të dyshimtë. Për një kohë shumë të shpejtë, dymbëdhjetë patrulla policore nga Wettingen-Limmattal dhe Badeni, u lëshuan pas tyre, shkruan “20 Minuten“. Ata arritën të gjejnë një veturë karvan të braktisur me autotarga shqiptare, ndërsa pak më larg i hetuan edhe katër shqiptarët të cilët i arrestojnë menjëherë.

Policia ka vërtetuar se paraprakisht, në Bergdietikon ishte kryer një plaçkitje, në një ndërtesë banimi, ndërsa më pas janë paraqitur edhe raste të tjera të plaçkitjes në rrethinën e Bremgartenit.

Sipas policisë zvicerane. ekziston dyshimi se shqiptarët e moshës 21-, deri 27-vjeçare pa vendbanim të përhershëm në Zvicër, janë turistë kriminelë. Prokuroria e Badenit ka filluar hetimet lidhur me rastin, duke lëshuar urdhërarrest për shqiptarët.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies