Kryeministri Yıldırım ka folur edhe në lidhje me largimin nga detyra të punonjësve të administratës që kanë lidhje me organizatën terroriste separatiste
Kryeministri i Turqisë, Bianli Yıldırım, në një deklaratë për gazetarët ka theksuar se “Do të vazhdojnë aktivitetet për të krijuar zona të sigurta në jug të Sirisë, po flas për ‘Operacionin Mburoja e Eufratit’. Në të njëjtën kohë në 10-12 zona të përcaktuara ushtarët, xhandarët, policët dhe rojet e fshatrave po punojnë me zemër dhe shpirt për të pastruar strehimoret në rajonet ku janë të pranishme organizatat terroriste”.
Kryeministri Yıldırım ka folur edhe në lidhje me largimin nga detyra të punonjësve të administratës që kanë lidhje me organizatën terroriste separatiste.
“Zbatimi i këtyre masave fillimisht ka nisur në drejtoritë arsimore. Këto ditë Ministria e Brendshme, prefekturat, bashkitë do të kryejnë zbatime të ngjashme për personat e përcaktuar që kanë ofruar ndihmë për organizatën terroriste, që e kanë mbështetur, që kanë punuar bashkë me ato, apo për kryetarët e bashkive që kanë dhënë pëlqimin dhe lejuar të përdoren burimet publike në qëllimet e organizatës terroriste. Gjithashtu masa do të ketë edhe për anëtarët e këshillave dhe punonjësve të tjerë të administratës publike që janë përfshirë në këto krime. Në dekret këto janë përcaktuar qartë se si do të kryhen”, u shpreh Yıldırım.