Fillimi LajmeBotaDavutoglu: Kushtetuta e ndryshuar e Turqisë sjellë sekularizëm më liberal

Davutoglu: Kushtetuta e ndryshuar e Turqisë sjellë sekularizëm më liberal

nga Shekulli Agency

Kryeministri i Turqisë ka folur për pohimet se “Turqia po braktis sekularizmin dhe po vendos Sheriatin” për çka tha se Turqia do ti lë vend të kuptuarit liberal dhe jo autoritativ të sekularizmit

davutoglu-65444Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu ka deklaruar sot se Kushtetuta e re e Republikës së Turqisë do të ketë për bazë liberalizmin dhe jo të kuptuarit autoritativ të sekularizmit.

Ai ka folur sot në takimin e rregullt të depuetëve të Partisë për Drejtësi (AK Parti) në Ankara, ku është ndalur në zhvillimet aktuale.

Lidhur me ndryshimet kushtetuese në Turqi, Davutoglu tha se janë duke punuar në këtë drejtim në përputhje me premtimet elektorale të cilat ua kanë bërë qytetarëve të Republikës së Turqisë.

Davutoglu është ndalur edhe në pohimet se “Turqia po braktis sekularizmin dhe po vendos Sheriatin” për çka tha se Turqia do ti lë vend të kuptuarit liberal dhe jo autoritativ të sekularizmit, për të shtuar se partia në pushtet (AK Parti) nuk është në kërkim të zgjidhjeve tjera dhe se gjithçka tjetër lidhur me këtë çështje është spekulim.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies