Fillimi LajmeBotaDavutoglu dënon sulmin në Pakistan

Davutoglu dënon sulmin në Pakistan

nga Shekulli Agency

davutoglu-4344Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoğlu, ka dënuar sulmin vetëvrasës me bombë i cili dje ndodhi në qytetin Lahore të Pakistanit ku, sipas të dhënave të fundit, 70 persona janë vrarë, ndërsa 340 janë plagosur.

Kryeministri turk i dërgoi mesazh ngushëllimi homologut pakistanez, Nawaz Sharif dhe autoriteteve kryesore të rajonit Penxhap në të cilën gjendet Lahore.

“Vendi ynë me vendosmëri do të vazhdojë solidaritetin me Pakistanin vëlla në luftën kundër terrorizmit”, tha Davutoğlu duke i shprehur ngushëllime popullit pakistanez dhe duke u uruar shërim të shpejtë për të plagosurit.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies