Fillimi LajmeBotaAutoritete belge lejojnë organizatën terroriste PKK të protestojë në Bruksel

Autoritete belge lejojnë organizatën terroriste PKK të protestojë në Bruksel

nga Shekulli Agency

Me lejen që organizata terroriste PKK ka marrë, ka mbajtur një protestë kundër Turqisë në sheshin “Schuman” pranë ndërtesave të administratës së BE-së në Bruksel

bel-proTeksa Belgjika ka lejuar përsëri organizatën terroriste PKK që të mbajë protestë, edhe Komisioni i BE-së ka marrë në dorëzim të ashtëquajturin raport të organizatës terroriste.

Me lejen që organizata terroriste PKK ka marrë nga qeveria belge, ka mbajtur një protestë kundër Turqisë në sheshin “Schuman” pranë ndërtesave të administratës së BE-së në Bruksel.

Afërsisht një grup prej 60 personash kanë mbajtur në duar elementë të PKK-së, të PYD-së që është zgjerimi i organizatës terroriste PKK në Siri, dhe të YPG-së që është krahu u armatosur i PYD-së si dhe postera me figurën e kreut terrorist.

Tre nga personat e PKK-së kanë vajtur në zyrën e Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Federica Mogherini, duke dorëzuar raportin në fjalë të përgatitur për operacionet anti-terrorizëm që vazhdojnë në Turqi. Ndërsa punonjësi i BE-së pasi ka folur për një kohë me mbështetësit e PKK-së ka marrë në dorëzim raportin në fjalë.

President i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, shpeshherë e ka kritikuar BE-së në lidhje me luftën kundër terrorizmit. Erdoğan gjithashtu kritikoi ashpër lejimin e ngritjes së tendave të PKK-së pas Këshillit të BE-së gjatë Samitit Turqi-BE të mbajtur me 18 mars.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies