Fillimi LajmeBotaArtileria turke dhe forcat e koalicionit godasin rëndë DAESH-in

Artileria turke dhe forcat e koalicionit godasin rëndë DAESH-in

nga Shekulli Agency

Pas sulmeve të artilerisë turke dhe forcave ajrore të koalicionit, forcat opozitare siriane në zonën veriore në kufi me Sirinë morën kontrollin e Faydiyuahut, Sheikh Rih dhe Tel Hishn

tan-turkForcat e armatosura kanë kryer sulme me artileri mbi pozicionet e DAESH-it në zonën kufitare të Sirisë në veri të Halepit. Si kundërpërgjigje, edhe forcat e koalicionit filluan sulmet ajrore në të njëjtat pozicione, nga ku u neutralizuan të paktën 27 terroristë të DAESH-it.

Një zyrtar i paemëruar i ushtrisë tha se në bazë të aktiviteteve të zbulimit janë identifikuar pozicionet aktive të forcave të DAESH-it në rajonin verior të Halepit, të cilat mbrëmë ishin objektiv i sulmeve të artilerisë së forcave turke, që u goditën nga ajri prej forcave të koalicionit.

Në këto sulme janë neutralizuar të paktën 27 terroristë në El Bil, Sheikh Roh, Faydiyuah, Mezra, Tel Hishn dhe Batagitah.

Gjithashtu u shkatërruan plotësisht edhe pesë pozicione mbrojtëse të fortifikuara dhe dy depo të armëve dhe municionit.

Pas sulmeve të artilerisë turke dhe forcave ajrore të koalicionit, forcat opozitare siriane në zonën veriore në kufi me Sirinë morën kontrollin e Faydiyuahut, Sheikh Rih dhe Tel Hishn.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies