Fillimi LajmeBotaAnalistët: Ahmeti, përgjegjës për gjendjen e Karadakut

Analistët: Ahmeti, përgjegjës për gjendjen e Karadakut

nga Shekulli Agency

ali-ahmetiMospjesëmarrja e Ali Ahmeti në manifestimin e 2 majit në Sllupçan është ndjenjë e fajit për komandantët e vrarë dhe të burgosur të Kumanovës. Kështu e komentojnë analistët, Mersel Bilalli dhe Xhenis Sulimani, mosprezencën e liderit të BDI-së në këtë manifestim.

Arsye tjetër për të cilën janë të revoltuar banorët e asaj ane, janë premtimet e parealizuara të kësaj parti, thotë eksperti politik, Mersel Bilalli. Sipas tij, të dhënat negative  në aspektin ekonomik, social, arsimor, shëndetësor, shpërnguljes së rinisë kanë sjellur një reagim të tillë.

“Mendoj se realisht, pra, kapaciteti politikbërës i liderit Bashkimit Demokratik, por në përgjithësi edhe i asaj partie, është dukshëm i shterrur, madje ndeshet në mospranim në masë, pra në kundërshtim. Pasi realisht kemi disproporcion serioz, mes asaj që është dasht të bëhet. Mes asaj që është premtuar dhe që është realizuar, nëse është realizuar. Pra, autoriteti apo ndikimi politik i një lideri, i cili është shterrë, gati se nuk mund të kthehet.”, ak deklaraur analisti politik Mersel Bilalli.

Ndërkohë, politologu Xhenis Sulimani, thotë se Ali Ahmetit nuk i ka më për rreth tij njerëzit me të cilët është paraqitur në atë rajon gjatë periudhës 2001-2009, pasi që shumica prej tyre janë vrarë ose burgosur.

“Tani pikërisht ata njerëz, që për mendimin tim janë shumë të vlefshëm. Ata ose nuk janë gjallë, ose kanë marrë rrugën e mërgimit, ose vuajnë burgjeve të Republikës së Maqedonisë. Prandaj, vlerësoj se Ali Ahmeti po e ndien njëfarë përgjegjësie morale, ai tanimë për këtë arsye nuk po paraqitet nëpër tubime të ndryshme, qoftë në Kumanovë, apo në komunën e Likovës”, ka thënë politologu XHenis Sulimani.

Ai ka shtuar që edhe nëpër tubimet e radhës, se pikërisht për këtë arsye Ahmeti do ta ketë shumë të vështirë të paraqitet edhe para opinionit, edhe para elektoratit të tij personal.

Teuta Buçi /SHENJA/

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies