Ndërkohë që vazhdon tensioni Ankara-Uashington për shkak të deklaratave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që tregojnë qartë mbështetjen ndaj YPG-së, nga Pentagoni janë përgënjeshtruar pretendimet se i kanë dhënë YPG-së raketa të zhvilluara antitank.
Zëdhënësi i Pentagonit, kapiteni i marinës Jeff Davis, në deklaratën e bërë në departament përpara gazetarëve, përgënjeshtroi pretendimet se grupet që luftojnë kundër DAESH-it të cilat mbështeten me pajisje ushtarake nga SHBA, kanë përdorë raketa të sofistikuara antitank FGM-148 Javelin prodhim amerikan.
Zëdhënësi i Pentagonit, kapiteni i marinës Jeff Davis i ka dhënë shpjegim lajmeve se ndërmjet këtyre grupeve është edhe organizata terroriste YPG dhe tha se nuk ka asnjë provë që pajisjet ushtarake të siguruara prej Koalicionit Arab në Siri janë përdorë jashtë qëllimit të përcaktuar.
Davis u shpreh se Forcat Demokratike që punojnë me Koalicionin Arab në Siri, për çdo objektivë, kanë siguruar pajisje me veçori të ndryshme.
Në median ndërkombëtare dhe atë sociale ishte pretenduar se grupet që mbështeten me pajisje ushtarake nga Amerika pasi luftojnë kundër DAESH-it, kishin përdorë kundër këtyre të fundit pajisje të teknologjisë së lartë prodhim amerikan si raketat antitank FGM-148 Javelin dhe bëhej e ditur se ndër këto grupe është edhe organizata terroriste YPG.
/TRT/