Fillimi LajmeBotaAksioni “Hotline” në Tiranë/ Procedohen 5 vajza, sekuestrohen 10 lodra seksi

Aksioni “Hotline” në Tiranë/ Procedohen 5 vajza, sekuestrohen 10 lodra seksi

nga Shekulli Agency

policia-e-tiranes2.pngOperacioni i koduar “Hotline” ka përfunduar me  procedimin në gjendje të lirë të 5 personave në kryeqytet, të cilët akuzohet për veprën penale të “Pornografisë” dhe “Mbajtjes së lokaleve për prostitucion”.

Ky aksion policor u nis pas publikimit të rastit nga emisioni investigativ “Fiks-Fare”, ndërsa më parë Prokuroria e Tiranës kishte nisur hetimet, duke sekuestruar regjistrimet e emisionit.

Policia tha se vajzat e moshës 18-25 vjeçe ishin punësuar në mënyrë të paligjshme nga L. N. dhe F. J., të cilat ishin edhe menaxhere të Kompanisë “Adult Work” (chat line).

Kjo veprimtari e paligjshme kriminale zhvillohej në zonën e Unazës së re pranë “Astirit” dhe në rrugën e Kavajës.

Ka nisur procedimi penal për:

  1. E. Ll., 18 vjeçe, banuese në Tiranë.
  2. V. V., 22 vjeçe, banuese në Tiranë.
  3. R. K., 25 vjeçe, banuese në Tiranë.
  4. L. N., 23 vjeçe, banuese në Tiranë.
  5. F. J., 22 vjeçe, banuese në Tiranë.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 7 njësi qëndrore dhe monitorët përkates, 7 web camera, 10 lodra seksi, 3 telefona celularë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies