Fillimi LajmeBota6.2 Milionë euro për kthimin e serbëve në 7 komuna të Kosovës

6.2 Milionë euro për kthimin e serbëve në 7 komuna të Kosovës

nga Shekulli Agency

serb-kosove-5866744Kosova ende brengoset për kthimin e serbëve në fshatrat që ata kanë jetuar më parë. Ministria për Kthim, Zyra e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, si dhe organizata IOM, vazhdojnë të financojnë në kthimin e tyre, ndërtimin dhe rinovimin e shtëpive të serbëve në Kosovë. Megjithatë, kohëve të fundit, buxheti i ndarë nga Qeveria e Kosovës po shihet shpenzim i kot.

Vetëm në vitin e kaluar komunitetit serbë në Kosovë iu janë ndarë buxhet prej 6.211.000 euro. Nga këto mjete kanë përfituar shtatë komuna. Ajo e Obiliqit, Gjilanit, Shtërpcës, Pejës, Klinës, Istogut dhe Suharekës.

Sipas përfaqësuesve të IOM-it në Kosovë, zbatimi i projektit të IV-të RRK IV të BE-së ka filluar në nëntor të vitit 2014 dhe do të zgjasë deri në muajin prill të vitit 2017.

“Gjatë vitit të parë të zbatimit janë rindërtuar 118 shtëpi për refugjatët e zhvendosur, ndërsa në total deri në 250 shtëpi priten të rindërtohen deri në fund të projektit”, thuhet në përgjigjet elektronike të përfaqësuesve të IOMI-it.

Organizata IOM sqaroi se përfituesit e mundshëm nga të shtatë komunat e projektit do të merren parasysh për ndihmë në ofrim të strehimit dhe komponentët e tjerë të ri integrimit të projektit, si gra ntet, ndihma sociale ekonomike dhe gjenerimin e të ardhurave. Kjo ndihmë përfshin edhe përfituesit potencialë nga fshati Mushtisht, komuna e Suharekës, pas rekomandimeve të Grupit Punues Komunal të përcaktuar në vendimin ndërministror të kryesuar nga MKK.

Nënkryetari i komunës së Therandës, Rexhep Kuqi tha se kanë pasur disa takime me përfaqësues të të zhvendosurve të komunitet serbë, por ai tha se nuk është momenti i duhur për kthimin e tyre në fshatin Mushtisht.

Kuqi gjithashtu tha se si qeveri komunale duhet ti respektoj të drejtën e gjithsecilit për pronën e vet dhe të drejtën e kthimit në shtëpitë e tyre, por pa një koordinim të mirë me komunitetin pritës kjo nuk mund të bëhet. Por ai beson se ky proces do të kalohet dhe gjithçka do të shkoj si duhet.

Për këtë temë është ka tentuar disa herë të kontaktoj me ministrin për Kthim dhe Integrim , por ata asnjëherë nuk u janë përgjigjur kërkesave tona në lidhje me këtë temë.

Përndryshe në fshatin Serbicë e ultë të komunës së Prizrenit, tash e 4 vite janë ndërtuar 19 shtëpi,të cilat janë thyer e janë vjedhur disa herë për shkakun që qytetarët serbë që ju ndanë shtëpitë, nuk u kthyen për të jetuar aty. Ata ishin disa herë për të shikuar se çfarë po ndodh me shtëpitë e tyre, por asnjëherë nuk u kthyen aty për të jetuar, tha kështu kryetari i fshatit, Alush Gashi.

Gashi tha se kanë qenë 19 familje serbe me 99 banorë, të cilëve edhe ju janë ndërtuar këto shtëpi. Disa janë ndërtuar të reja, e disa janë riparuar. Shtëpitë ishin të kompletuara me inventar të brendshëm dhe me të gjitha pajisjet të nevojshëm, tha Gashi.

Kryetari i komisionit për Buxhet dhe Financa, Naser Osmani ka thënë se duhet të rishikohet çështja e ndarjes së mjeteve për minoritet.

Që nga pas lufta e këndej, komuniteti serb në Kosovë ka përfituar donacione të shumta nga ndërkombëtarët, si dhe shuma të ndara për ç’do vit nga buxhetet e qeverisë qendrore dhe lokale.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies