Fillimi LajmeBiseda telefonike Erdogan-Masum-Putin, në fokus lufta antiterror

Biseda telefonike Erdogan-Masum-Putin, në fokus lufta antiterror

nga Shekulli Agency

taip-erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, realizoi dy biseda telefonike të veçanta me homologët irakian dhe rus, Fuad Masum dhe Vladimir Putin.

 

Çështjet kryesore, që u trajtuan në këto biseda telefonike, ishin operacionet ushtarake të Turqisë pas sulmeve terroriste të ditëve të fundit në vend dhe zhvillimet rajonale.

Kreu i shtetit turk, i cili bisedoi fillimisht me homologun irakian, vuri theksin mbi vendosmërinë e Ankarasë në luftën antiterror.

Erdogan tha se do të luftojnë deri në fund kundër organizatave terroriste, duke e cilësuar DAESH-in si një virus të përhapur në rajon.

Më tej, lideri turk nënvizoi se edhe PKK-ja është një “bela” për rajonin, ndërsa shtoi se lufta e gjithanshme me këtë organizatë terroriste do të vijojë derisa ajo t’u japë fund akteve të saj në Turqi.

Presidenti irakian, Fuad Masum, nga ana e tij shprehu keqardhje të thellë për shkak se disa zona të vendit të tij janë ende nën pushtimin e DAESH-it dhe PKK-së, si dhe nënvizoi rëndësinë e madhe të bashkëpunimit në luftën kundër organizatave terroriste.

Pasi i përcolli homologut turk ngushëllimet e tija dhe popullit irakian për viktimat e sulmeve terroriste të ditëve të fundit në Turqi, Masum sqaroi se i ka pritur me mirëkuptim operacionet, që ushtria turke ka ndërmarrë pas sulmeve.

Erdogan, edhe gjatë bisedës telefonike me Presidenti rus, Vladimir Putin, vuri gishtin mbi kërcënimin, që situata kaotike në Siri përbën për sigurinë kombëtare të Turqisë.

Presidenti Erdogan shpjegoi se, në kuadër të së drejtës për vetëmbrojtje të njohur nga marrëveshjet dhe traktatet ndërkombëtare, Turqia ka asgjësuar disa pozicione të DAESH-it në territoret siriane dhe është e vendosur për të likuiduar kanosjet, që mund të vijnë nga çdolloj terrori, përfshi PKK-në.

Ai tha gjithashtu se bashkësia ndërkombëtare duhet të bëjë përpjeke të përbashkëta për të formuar një qeveri tranzicioni në Siri, legjitimiteti i të cilës nuk do të vihej në dyshim dhe do të mbështetej nga i gjithë populli sirian.

Kurse Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, përcolli ngushëllimet e vendit dhe popullit të tij për civilët, ushtarët dhe policët e vrarë në sulmin terrorist të 20 korrikut në Suruç dhe aktet e tjera terroriste të ditëve të fundit në Turqi, si dhe uroi shërim të shpejtë për të gjithë të plagosurit në këto ngjarje të rënda.

Gjatë bisedës telefonike, Erdogan dhe Putin ranë dakord edhe për të realizuar një takim dypalësh në samitin e G20-s, që do të mbahet në muajin nëntor të këtij viti, në Antalia./trt

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies