Fillimi Opinion/Analiza“Fytyra e vërtetë dhe veprimtaria e BDI-së është si Ibrahim Kelmendi”

“Fytyra e vërtetë dhe veprimtaria e BDI-së është si Ibrahim Kelmendi”

nga Shekulli Agency

Emad-MehmetiAnëtari i Këshillit Koordinues të Lëvizjes BESA, Emad Mehmeti, ka komentuar fyerjet që i ka bërë ndaj profetit Muhamed, këshilltari i Ali Ahmetit, Ibrahim Kelmendi. Sipas tij, “e gjithë veprimtaria dhe fytyra e vërtetë e BDI-së është si Ibrahim Kelmendi”.

Ja dhe komenti i tij i plotë:

Fytyra e vërtetë dhe veprimtaria e BDI-së është si Ibrahim Kelmendi. Fytyra e vërtetë e BDI-së “pa doreza” është ajo që shfaqet përmes Ibrahim Kelmendit, ideologut dhe frymëzuesit të krerëve të BDI. Këta që heshtin e hiqen “si të mirë” sikurse Ali Ahmeti e Musa Xhaferi e ca të tjerë janë tërësisht “ibrahima” ka të gjitha anët, vetëm se nuk flasin publikisht, por në veprimtari janë edhe më të zi! Të paktën prej Ibrahimit e di si është se flet publikisht dhe ke se si të kujdesesh, kurse prej këtyre “ibrahimave” që shtiren si të mirë nuk e di se çfarë mund të të gjejë!

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies