Fillimi LajmeBarzani i bën thirrje Qeverisë Turke dhe PKK-së që të kthehen në tryezën e bisedimeve

Barzani i bën thirrje Qeverisë Turke dhe PKK-së që të kthehen në tryezën e bisedimeve

nga Shekulli Agency

 Masud-Barzani

Në deklaratën e djeshme Barzani vlerësoi përpjekjet e qeverisë turke dhe kritikoi politikën e PKK-së, duke mbështetur angazhimin e Turqisë në luftën kundër DAESH-it

 

Presidenti i veteqeverisjes kurde në Irakun verior, Masud Barzani sot i bëri thirrje Qeverisë së Republikës së Turqisë dhe grupit terrorist PKK, të kthehet në tryezën e bisedimeve për të gjetur një zgjidhje për konfliktin e gjatë midis dy palëve.

Në deklaratën e djeshme Barzani vlerësoi përpjekjet e qeverisë turke dhe kritikoi politikën e PKK-së, duke mbështetur angazhimin e Turqisë në luftën kundër DAESH-it.

“Qeveria turke është e përfshirë në hapa pozitivë dhe lëvizje për zgjidhje paqësore. Megjithatë, ne kemi vërejtur për fat të keq se disa nuk i njohin shanset për një mundësi të tillë. U kamë dërguar letra PKK-së duke i ftuar ata në një proces afat-gjatë, ndërsa suksesi kërkon shumë kohë. Thirrja ime është që të të dyja palët të kthehet në negociata për të vazhduar procesin e paqes”, tha ndër të tjera Barzani.

Ankara zyrtare javën e kaluar ka nisur disa opracione policore anti-terroriste kundër grupeve të DAESH dhe PKK si përgjigje të një vargu shpërthimesh vetëvrasëse në vend. Që atëherë, PKK ka kryer disa sulme ndaj policisë turke.

Barzani në deklaratë gjithashtu vlerësoi përpjekjet e qeverisë turke për të përmirësuar procesin përmes një mandati tre-vjeçar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në pushtet.

“Fjala ‘kurd’ dhe ‘Kurdistan’ ishin të ndaluara para ardhjes së AK Partisë. Përveç kësaj, ishin të ndaluar të gjitha simbolet që i përkasin kurdëve. Ne bëmë gjithçka për të filluar procesin e paqes në Turqi. Pas negociatave të gjata dhe dialogut, kemi parë se në krahasim me politikanët e mëparshëm, AK Parti dhe Presidenti Recep Tayyip Erdogan kanë mënyrë tjetër të të menduarit dhe të politk-bërjes në lidhje me kurdët në Turqi”, tha Barzani, duke shtuar se arrestimi i kreut të PKK-së Abdullah Ocalan ka dhënë rezultate pozitive.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies