Fillimi LajmeBallkaniProkuroria Speciale Publike nuk e njeh vendimin për falje të Ivanovit

Prokuroria Speciale Publike nuk e njeh vendimin për falje të Ivanovit

nga Shekulli Agency

pro-spe-shkup-666MAQEDONI/ Prokuroria Speciale Publike e Shkupit, ka refuzuar kërkesën e avokatëve mbrojtës të funksionarëve të VMRO-DPMNE-së, që të ndërpriten të gjitha proceduarat penale ndaj klientëve të tyre.

Avokatët u arsyetuan se, tashmë klientët e tyre, ish Kryeministri Nikolla Gruevski, Ministri Mile Janakievski, Martin Protugjer dhe Kiril Bozhinovski janë në mesin e të falurve nga presidentit Gjorge Ivanov. Vendim, që shpëtoi 56 individ (politikan) nga vepra të ndryshme kundërligjore.

Sipas tyre, Prokuroria Speciale Publike nuk ka më bazë juridike që të vazhdon proceset ndjekëse penale, ndaj klientëve të tyre.

Kjo kërkesë nga prokurorët e PSP-së nuk është marr parasysh, duke qenë kategorik se “për ne vendimi i presidentit Gjorge Ivanov është jo valid”.

Ndryshe, një gjë e tillë për mospërfillje të vendimit u dëshmua edhe në rastin “Transporter” kur PSP-ja kërkoi nga Gjykata Themelore Penale e Shkupit, që të ngrihet llogaria bankare e të falurit nga Presidenti Ivanov, Vladimir Talevskit si i dyshuar kryesor në këtë rast.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies