Fillimi LajmeBallkaniKonferenca e KLSH/ Leskaj: Korrupsioni, risku më i madh për vendin

Konferenca e KLSH/ Leskaj: Korrupsioni, risku më i madh për vendin

nga Shekulli Agency

kot-Leskaj-09988SHQIPËRI/ Paraditen e sotme u zhvillua konferenca shkencore e KLSH-së. Në fjalën tij, kryetari i KLSH, Bujar Leskaj, tha se korrupsioni mbetet risku më i madh për vendin tonë.

Ai u shpreh se kjo konferencë nuk duhet të politizohet dhe se emëruesi i përbashkët duhet të jetë bashkëpunimi.

“Korrupsioni mbetet ende risku më i madh për vendin. Kemi kërkuar të pakësohet risku i borxhit, të luftojmë dhe zbulojmë korrupsionin. Problem mbetet edhe risku i shfrytëzimit të pasurive natyrore, mosmenaxhimi i mirë i tyre”, tha Leskaj

Kreu i KLSH-së kërkoi që risku i borxhit të ulet, duke preanuar se kjo nuk ëhstë përgjegjësi vetëm e ministrit të financave.

“Niveli i borxhit është një problem i mbartur, nuk është përgjegjësi vetëm e ministrit të financave”, tha Leskaj

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies