Prokurorja special e Maqedonisë Katica Janeva, do të përballet me sfidë serioze në hetimin e politikanëve shqiptarë e maqedonas, që janë të përfshirë në aktivitete kriminale.
Redaksia e “OhridSky”, ekskluzivisht zbulon se FBI-ja amerikane, BIA serbe (Agjencia e Sigurisë Informative), prokurores speciale Janeva do t’i dorëzojnë materiale që kanë të bëjnë me aktivitetet kriminale të qeverisë së VMRO-DPMNE-së.
Në të gjitha marrëveshjet e dyshimta, paraqitet Mile Janakievski së bashku me kumbarin e tij, i cili është një prej maqedonasve më të pasur me prejardhje nga fshati Vërbjan – Debarcë, Ljupço Todorovski-Radnik, Martin Protugjer, Gordana Jankullovska, Orce Kamçev, Ali Ahmeti, Menduh Thaçi, Nikolla Todorov, Ivica Konevski, Ilija Kitanovski edhe 40 funksionarë lartë partiakë të VMRO-DPMNE-së.
Në materialet ekskluzive që do t’i dorëzohen prokurores speciale Katica Janeva (e që nuk kanë qenë pjesë e ‘bombave’ të Zaevit), gjenden edhe video incizime nga më tepër ngjarje, siç janë “Monstra”, “Lagja e Trimave”, “Polikollor”, “Tetra sistem”, “shitja e artefakteve nëpërmjet postës diplomatike”, “larje e organizuar e parave nëpërmjet Maqedonisë në narko kartelat nëpërmjet Maqedonisë, në vlerë prej mbi 100 miliardë euro.
Nga burimi i sigurt i “OhridSky”, prokurorja speciale Katica Janeva dhe familja e saj, janë nën mbikëqyrje sigurimit të vazhdueshëm 24 orë nga forcat speciale të SHBA-ve, të cilët janë në gjendje në çdo kohë të intervenojnë në mbrojtje të saj, por trajtim të tillë do të ketë edhe ekipi i saj, që ajo do ta zgjedh.