Fillimi LajmeBallkaniJahjaga para deputetëve: Vendi në krizë të thellë politike e morale

Jahjaga para deputetëve: Vendi në krizë të thellë politike e morale

nga Shekulli Agency

kuvendi-kosovePresidentja e vendit, Atifete Jahjaga në adresimin e saj vjetor para deputetëve të Kosovës tha se vendi është duke kaluar njërin prej momenteve më kritike të demokracisë parlamentare dhe se është kapluar nga një krizë e thellë politike e morale.

Ajo tha para deputetëve të vendit, se vendi ka hyrë në muajin e katërt të krizës politike dhe se është sfiduar rëndë rendi dhe ligji.

Presidentja tha se në vend që qytetarët të gëzojnë mundësinë historike të fituar me mund e sakrificë, u shndërruan në spektator të një tensionimi të skajshëm e dhune të pashembullt në historinë tonë të re.

“Këta muaj jam udhëhequr nga besimi se përfaqësuesit e popullit do të gjejnë kurajën t’i kalojnë agjendat e tyre ditore”, tha Jahjaga, duke shtuar se pa reshtur i ka takuar pozitë e opozitë për të gjetur rrugëdalje, por kërkesa e saj ose është refuzuar ose kushtëzuar.

Ajo tha se Marrëveshja për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe Marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe janë shqetësime për të gjithë, por zgjidhja qëndron te një dialog.

“Kosova është më e rëndësishme se secili prej nesh”, u shpreh presidentja.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies