Fillimi LajmeBallkaniJa kush do ta pasojë Thaçin në PDK dhe në dy postet qeveritare

Ja kush do ta pasojë Thaçin në PDK dhe në dy postet qeveritare

nga Shekulli Agency

thaci-mustafa-46353Zgjedhja e Hashim Thaçit president i Kosovës, lë të zbrazët postin e kreut të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), por edhe dy postet që ai mban në qeverinë aktuale, atë të zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit të Punëve të Jashtme.

Meqenëse Kushtetuta e Kosovës ia ndalon presidentit të vendit të ushtrojë çfarëdo aktiviteti tjetër publik, Thaçi deri në dhënien e betimit si president më 7 prill, duhet të japë dorëheqje nga të gjitha këto poste partiake dhe qeveritare.

Burime të “Rebulika24” brenda PDK-së kanë bërë me dije se pasardhës i Thaçit për ta drejtuar PDK-në do të jetë Kadri Veseli, i cili aktualisht është nënkryetar i parë i PDK-së dhe kryetar i Kuvendit të Kosovës. “Veseli pozitën e të parit të PDK-së nuk do ta mbajë vetëm si ushtrues i detyrës deri në Kuvendin e ri zgjedhor të kësaj partie, por do të mbledhë Këshillin Drejtues të përfaqësuar me delegatë nga të gjitha degët e Kosovës për të legjitimuar në tërësi pozitën e kryetarit.

Por këtë nuk do ta bëjë si i vetmi kandidat i mundshëm për kryetar, pasi ai kësaj gare dëshiron t’i hyje me procedura të rregullta e me kundërkandidat”, kanë thënë burime brenda PDK-së.

Këto burime të “Republika24” kanë treguar se sa u përket pozitave ekzekutive në Qeveri, tashmë çdo gjë është e qartë. Enver Hoxhaj do ta drejtojë ministrinë e Punëve të Jashtme, kurse Hajredin Kuçi do të jetë zëvendëskryeministër i parë, në të njëjtën kohë do të mbajë edhe postin e ministrit të Drejtësisë. Hashim Thaçi është zgjedhur president i Kosovës më 26 shkurt.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies