Fillimi LajmeBallkaniDhunoi gazetarin/ Arrestohet presidenti i Kastriotit

Dhunoi gazetarin/ Arrestohet presidenti i Kastriotit

nga Shekulli Agency

kot-8766-98099Policia e Tiranës ka arrestuar presidentin e Kastriotit, Alban Vogli, pasi ka dhunuar me sende të forta gazetarin sportiv Eduard Ilnica.

Ngjarja mendohet të ketë ndodhur pas publikimit të disa videove ku shfaqej dhuna e presidentit në stadium.

Burime nga policia thanë se grupi hetimor ka bërë të mundur identifikimin dhe më pas kapjen e autorit të kësaj vepre penale, ku u ndalua shtetasi  Alban Vogli, 29 vjeç, banues në Krujë, presidenti i ekpit të “Kastriotit”

Ky shtetas ka tentuar të marrë me forcë në mjetin e tij tip “Volkswagen”, me targë AA229LB, shtetasin E. I., ku më pas e ka dhunuar duke e goditur me sende të forta, për arsye të një artikulli që shtetasi E. I. ka publikuar nëë një gazetë lokale.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tirnaë, për veprat penale ” Plagosja e rëndë me dashje”, ” Heqja e paligjshme e lirisë” dhe ” Goditjet për shkak të detyrës”, parashikuar nga Nenet 88, 110, 237 të Kodit Penal.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies