Fillimi LajmeBahçeli: Gjermania të kthehet nga gabimi; nëse Turqia vlon, Berlini do të digjet

Bahçeli: Gjermania të kthehet nga gabimi; nëse Turqia vlon, Berlini do të digjet

nga Shekulli Agency

Kryetari i Partisë Lëvizja Nacionaliste, Devlet Bahçeli, deklaroi të martën se Gjermania duhet të bëjë kthesë nga gabimi, që kufizon lirinë e shprehjes së ministrave turq, si dhe t’u shmanget veprimeve dhe hapave, të cilat përshkallëzojnë tensionin…

Kryetari i Partisë Lëvizja Nacionaliste (MHP), Devlet Bahçeli, deklaroi të martën se Gjermania duhet të bëjë kthesë nga gabimi, që kufizon lirinë e shprehjes së ministrave turq, si dhe t’u shmanget veprimeve dhe hapave, të cilat përshkallëzojnë tensionin.

Devlet Bahçeli mbajti një fjalim drejtuar grupit parlamentar të partisë së tij në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë.

“Është e domosdoshme që të kërkohen me durim dhe gjakftohtësi rrugët për rregullimin e marrëdhënieve. Nëse kjo rrugë nuk gjendet dhe nuk do të gjendet dot, atëherë Gjermania le të veprojë ashtu si di vetë; pasi ç’të mbjellësh do të korrësh. Po të jetë e nevojshme, ne dimë edhe të ndjekim rrugën tonë”, tha lideri i MHP-së në një thirrje drejtuar Gjermanisë, vend ky që po pengon fjalimet e ministrave turq në aktivitetet për promovimin e referendumit të 16 prillit për ndryshimet kushtetuese, përfshi këtu edhe kalimin në sistemin qeverisë presidencial.

“Turqia është qendra e gravitetit të rajonit. Nëse Turqia vlon, Berlini do të digjet. Nëse Turqia humbet, Londra do të bjerë në kaos”, shtoi ai.

Duke u ndalur gjithashtu mbi referendumin popullor të 16 prillit për ndryshimet kushtetuese, Bahçeli tha se miratimi plebishitar i amendamenteve konstitucionale do të jetë një shuplakë kombëtare e fortë kundër organizatës terroriste guleniste (FETO), kundër organizatës separatiste terroriste PKK dhe fraksionit sirian të saj PYD/YPG, kundër DHKP/C-së dhe po ashtu kundër qarqeve të errëta përkrahëse të tyre.

/trtshqip/

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies