Fillimi LajmeAvionët izraelit filluan të godasin Gazan

Avionët izraelit filluan të godasin Gazan

nga Shekulli Agency

Ushtria izraelite njoftoi se ka filluar shënjestrimin e pozicioneve të Xhihadit Islamik në Gaza, transmeton AA.

“Avionët tanë luftarak filluan të godasin pozicionet e Xhihadit Islamik në Gaza”, thuhet në kumtesën e ushtrisë izraelite.

Forca ajrore izraelite mëngjesin e sotëm ndërmorën një sulm gjatë cilit vranë Baha Abu Al-Atta, komandantin e Brigadës Al-Quds, apo krahut ushtarak të lëvizjes palestineze të rezistencës të Xhihadit Islamik.

Më pas, disa raketa u lëshuan nga Gaza, të cilat ranë në territorin izraelit.

Sulmi shkaktoi ndërprerjen e mësimit në shkollat në jug të Izraelit, si dhe në Tel Aviv.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies