Fillimi JavaMigrantët e parregullt në ishujt grekë transportohen në territorin kryesor

Migrantët e parregullt në ishujt grekë transportohen në territorin kryesor

nga Shekulli Agency

Në kuadër të ligjit të ri për migrantët, në Greqi po vazhdon transportimi i migrantëve nga ishujt në territorin kryesor.

Nga ishulli Lesbos, ku ndodh fluks i madh i migrantëve, 367 migrantë të parregullt këtë mëngjes me anë të anijes së pasagjerëve “Diagoras” u dërguan në portin Piraeus.

Shumica e migrantëve të parregullt janë afganë, ndërsa me anë të autobusave ato transportohen në kampe të ndryshme.

Numri i migrantëve që kanë arritur në vend në katër muajt e fundit është mbi 40 mijë. Në disa rajone ku dërgohen, ata ballafaqohen me protesta nga banorët e atyre vendeve.

Pjesëtarët e një grupi të quajtur “Maqedonasit e Bashkuar” ditë më parë në afërsi të kampit Diavata në Selanik konsumuan mish derri dhe alkohol për të protestuar kundër migrantëve.

Organizata monitoruese Rrjeti për Regjistrimin e Dhunës Raciste me qendër në Athinë, duke shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me ksenofobinë në rritje në vend, i bëri thirrje qeverisë që të zbatojë plotësisht ligjin e anti-racizmit.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies