Fillimi LajmeArrestohet në Kiev ish-presidenti gjeorgjian Saakashvili

Arrestohet në Kiev ish-presidenti gjeorgjian Saakashvili

nga Shekulli Agency

Ish-presidenti i Gjeorgjisë, Mihail Saakashvili, të cilit i ishte marrë shtetësia e Ukrainës, u arrestua në kryeqytetin ukrainas Kiev.

Në orët e para të mëngjesit njoftohet se forcat e sigurisë kanë bastisur shtëpinë e Saakashvili në Kiev.

Saakashvili, i cili gjatë bastisjes është ngjitur në katin e tetë të ndërtesës, është fjalosur për një moment me forcat e sigurisë. Duke shkuar në buzë të çatisë, Saakashvili ka kërcënuar forcat e sigurisë se do të hidhej në rast se e preknin.

Gjatë zhvillimeve, Saakashvili ka shpherur disa fjalë kundër presidentit të Ukrainës Petro Poroshenko.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies