Fillimi HistoriMUND TA NDRYSHOJMË VETEN POR JO EDHE HISTORINË EKZAKTE !

MUND TA NDRYSHOJMË VETEN POR JO EDHE HISTORINË EKZAKTE !

nga Shekulli Agency

Shkruan: Savash VELIU

Për të tjetërsuar njeriun besimtar apo musliman nga vetvetja, Anglia shpiku një racë të re, racën ideologjike Ateiste, që u thellua më egër fatkeqësisht tek shqiptarët kurse boshnjakët do të ishin më të avancuar në këtë pikpamje!

Gjatë periudhave të ndryshme shoqërore kjo ideologji raciste do të cënoj kufijtë më të spikatura humane që la gjurmë të thella e të pashlyeshme tek evropianët duke e shpaguar çmendurin me dy Luftëra Botërore dhe dy bomba atomike. Ata për hirë të ideologjive raciste vranë fëmijët e tyre, por edhe të të tjerëve. Fjala Ishte si të instrumentalizoheshin masatë popullore që megjithatë kishin një shkall besimi tek fetë hyjnore dhe kjo me mashtrim të detyruar apo me dhunë me kohë u arrit të drejtoj drejtë Ateizmit rrenegat antinjerëzor.

Siç shihet kjo në masë të madhe arriti ti ngulfas popujtë evropian e më së shumti ballkanasit të ish perandorisë osmane që përmes regjimeve të instaluara despotike nga evropianët t’i prijn verbërisht /lojalisht/ popujt e saj, e veçmas shqiptarët.

Kjo më keq ndodhi gjatë regjimit Enverist dhe Titist të cilët nuk nguruan të shtrembërojn rrjedhën /pasqyrën/ e historisë kombëtare në dobi të ideatorëve politik marksisto – leniniste ose ateizmit çoroditës darvinist.

Idea e anglezëve ishte të fshinin shtetin osman nga skenat e historisë. Si rrjedhojë këtë do ta arrisin me befasinë ose ndihmën e atyre që mendonin pikërisht si ata, dmth, me ateistët. Pikërisht ata që dëshironin të themelonin një shtet tjetër pas shtetit osman jo më kot ndërhynë njëkohësisht mbi fenë dhe mbi gjuhën e poppujve. Në këtë çështje nuk bëhet fjalë vetëm për ne, edhe vëllezërit tanë boshnjakë dhe turqitë në gjeografinë që u shndërrua nga Rumeli në Ballkan, janë në një situatë të ngjashme me tonën.

Me gjuhë shprehen problemet tona, kurse me fenë shprehet vetja jonë. Gjuha ka aftësi të përcaktojë fatin e një populli. Personi ose populli që ka humbur gjuhën përshpejton procesin e humbjes edhe të vetë fesë.

Gjuha është diçka që flitet, jetohet dhe mendohet. Ai që mendon serbisht, jeton serbisht; po ashtu mendon edhe serbisht. Ai që flet anglisht dhe jeton si anglezët po ashtu mendon si ata.

Populli ynë (musliman) ka paguar çmimet më të rënda për të mbrojtur gjuhën dhe fenë, ka dhënë miliona dëshmorë në krahasim me të tjerët që u konvertuan në fenë dhe gjuhën e armikut, dhe në raste të shumta ata i kthyen armët kundrejtë vëllezërve të gjakut.

Gjuha është e barabartë me identitetin. Personi që humb gjuhë, që përjashtohet ose nxirret nga ambienti ku flitet gjuha e tij, para së gjithash përjeton krizë identiteti në vetvete dhe bie nën nivelin njerëzor dhe transformohet në servil inferior e shpirtshitur.

Kështu thotë Mevlana: “Ai që shkëputet nga gjuha mëmë, bëhet i huaj ndaj vetes së tij.” Ose: Ata që dalin nga korniza e fjalës dhe gjuhës shqipe, devijojnë nga rruga. Atë që shkëputet nga tufa, e ha ujku, etj.

Nuk ishte vetëm gjuha në shënjestër por edhe figurat e atij populli si bartës fetar të shquar për nga veprimtaria ideale që me mish e shpirt luftonin mbi kauzën kombëtare dhe atë fetare… si zakonisht ata u shnjestruan të parët si udhëheqës të shoqërisë.

Prandaj sot e kësaj dite ky ideologji absurde (përçaj – sundo) gjatë kohë Shqiptarët i mundonë dhe ua harxhon energjinë vepruese progresiste në dëm të tyre përmes ca figurave kontraverze të mbjellura brenda historisë kombëtare që nuk korespondojnë me saktësi historike mbi roletë e tyre positive apo negative në shoqërinë tonë dhe kjo dukuri e mbuluar me velo të errët i ka ndarë shqiptarët në dy kampe konfrontuese gatise vllavrasëse, ja një shekull.

Ne si shqiptar nuk kemi gjë kundër figurës së Skënderbet si krijesë por mbi dukurin negative që ai transmeton si trajtësim që ia bëjnë ideologjistët politik mbrapshtan kur Krijuesin e zbritën në vendin e krijesës kurse krijesën e ngritën në vendin e Krijuesit’’, kjo është absurde dhe brengosëse që lind konflikt brenda popullit tonë. Kjo u dhemb shqiptarëve besimtar.  Shqiptarët Skenderbeun verbërisht e adhurojn, e glorifikojn, e madhërojn deri në përmasa të fanatizmit patologjik dhe kjo kthehet në fanatizëm vrastar. Në aspektin fetar kjo është fetishizëm, idhujtari dhe blasfemi kundër Krijuesit Zot. Ky adhurim verbëror i mbështjellur mbi blasfemi fanatike të nacionalizmit antikombëtar dëmton rëndë korpusin fetar shqiptar që si dukuri negative është shkall i shirkut të madh (të adhurosh zot tjetër jashtë Zotit të Vërtetë).

Për rastet e tilla të teprimit dhe të abuzimit skajor parimet fetare janë të qarta … ngase si shqiptar na nuk do te merremi në pergjegjësi për veprimet personale të Skenderbeut apo për tjetër figurë jashta kohës sonë, por do të meremi në llogari përkundrazi për kohën tonë se si i kemi trajtuar çështjet mbi të drejtat njerëzore dhe ato moralo-humane mes veti dhe popujve të ndryshëm përkrah racës, gjuhës dhe fesë së tyre…!

Pikërisht sot DR. Miroljub Petroviç deklaron publikisht në opinion se është nipi i Skënderbeut dhe mburret me stërgjyshin e tij serb.

Dr Miroljub Petroviç, thotë Skënderbeu është paraardhësi im, dhe ky flamur i kuq me shkabën dy krerëshe është flamur serb. I njëjtë si i mbretërve serbë dhe malazezë. Mbretërit e kanë shqiponjën e bardhë sepse ngjyra e bardhë është për mbretër, kurse ngjyra e zezë është për princër.

Baba dhe vllau i Skënderbeut janë të varrosur në Hilandar në manastirin ortodoks serb të kohës së car Dushanit. Fitoret e tija janë fitoret e mëdha serbe. Hajde fol tash !!?

Prandaj për këto raste delikate e të komplikuara si çështje duhet pritur të flasë Historia e mbështetur mbi arkivat perandorake të Stambollit, Londrës dhe të Vatikanit, e jo mbi bazë të pseudopolitikanëve të ndryshëm dhe regjimeve politike destruktive të kohës së shkuar përplot glorifikime! Pyetja shtrohet; A është Historia Shqiptare jashtë kontrollit? Kësaj pyetjeje duhet ti jepet përgjigje adekuate mbi argumente historike. Prandaj durim deri më atë datë kur duhet të hapet ‘’Kutia e Pandorës – arkivave’’ më 2023!

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies