Gazeta Express ka spekuluar sërish me imamin e Xhamisë së “Dine Hoxhës” në Tiranë, hoxhën Ahmet Kalaja. Në mënyrë jo profesionale ka publikuar një tekst ku thuhet se hoxhë Kalaja pëskëresh thënë që duhet shkuar luftuar në Siri, por nuk përmendet as vend, as kohë, as datë e as ligjëratë e drejtë. Ky tekst i gazetës express është shpërndarë si vaji në lakra në portalet e tjera marramendëse, të cilët duke shpresuar se do të klikohen duke pasur një njeri publik, e publikuar duke ju drejtuar portalit gazetaexpress.
Por gjithçka është përgënjeshtruar shumë shpejt. Imami Ahmet Kalaja, ka hedhur poshtë me qetësi por me vendosmëri gjithçka është shkruar.
“Lajmi abuziv edhe spekullativ, i nxjerre nga konteksti; i mbushur me dashakeqesi per kete arsye sqarojme te gjithe opinionin e interesuar ne lidhje me situtaten ne fjale:
Ne e kemi thene qysh ne fillim te motit, pavaresisht faktit se cfare zgjedh populli sirian per veten e tij per te larguar sistemin diktatorial, gje qe ja garanton cdo e drejte universale per te bere zgjedhjen e vet per liri e drejtesi e prosopritet e nje jete me te mire e sa me te harmonizuar.
Shqiptaret edhe askush nga muslimanet neper bote sduhej edhe sduhet edhe ska perse te perzihen ne kete lufte te paqarte ky ka qene edhe mbetet qendrimi yne i paluhatur.
Per te cilin asqe ndjehem fajtor perkundrazi teper komod; SHQIPTARET JO NE LUFTEN E SIRISE.
Nga Xhamia “Dine Hoxha” ku une predikoj asnje besimtar nuk ka shkuar ne Siri jo vetem kaq po jemi munduar te jemi sa besnik linjes se harmonise e bashkjeteses te trasheguar nga te paret tane te udhehequr nga fryma e Hafiz Ibrahim Dalliu e Haxhi Hafiz Dashi etj”.
Këtë deklaratë imam Kalaja e bëri edhe në një intervistë për televizionin news 24. “Ne i mësojmë njerëzit të bëjnë jetën më të mirë dhe jo jetën më të mirë”, theksoi Hoxhë Ahmeti.
Por suprizën më të bukur ia ka bërë lojtari i përfaqësueses kuqezi, Mërgim Mavraj, i cili ka publikuar një foto ku i ka dedikuar imam Kalasë një bluze të kombëtares me emrin e tij.





e në 1995 Sami Karriqi, në emër të kësaj sindikate bën aktin e shitjes të Kampit të Pionierëve pronarit “Tropikal”, thua se kjo pronë ishte e sindikatës. Kështu, në rregjistrin hipotekor më numër 6089 datë 21.02.1995, Kampi i Pionierëve në Durrës kalon në pronësi të shoqërisë “Tropikal” dhe se origjina e rregjistrimit të pasurisë së patundshme këtu figuron numri I hipotekës 4751, të datës 18.05.1994, domethënë kur sindikata ka hipotekuar nga shteti si pasuri të saj Kampin e Pionierëve të dhënë në përdorim. Askush, deri më sot, nuk ka hetuar mashtrimet e falcifikimet sesi është hipotekuar si pronë e patundshme e Sindikatës të Gëzim Kalasë e Sami Karriqit, prona që iu dha në përdorim nga shteti me vendim presidencial në 1992. Ndoshta korrupsioni ka lyer të gjitha ingranazhet e shtetit, që tjetërsimi i pronave me mashtrime e falcifikime të mos hetohet kurrë.

