Të dashur miq, për ju, nga cikli “Fate njerëzish” veçoj poezinë
VËLLERËZVE PURDE
(Nexhati, Mevaip, Naxhi Purdes)
Nga gjaku gjak kërkuat!
Nga ujqërit shpirtmadhësi
Dëshiruat!
Nga tmerri aureolë mbaruat!
Zemrat bashkuar në një
Hajnat e kohës tërbuat!
O ju djemtë e nënës bujare
Kthetrat e mprehta nuk ju trazuan
Kurrë!
Duart shtrirë një, në ideal vrapuat
Kohën njollosur me gjak të papastër
Sfiduat!
I ratë pash më pash ferrit të afruar, të tërbuar,
Jetë rinore për të copëzuar!
Zullumi nuk ju trazoj ëndrrën,
O ju sprovues të ardhmërisë
Vuajtës të fatkeqësisë,
Dëshirues fortë të kohërave që priten…!
Kohët që ndryshuan nën kurrizet e juaj të njomë
Kaluan!
Trupat i bëtë gurë! Tmerr të madh duruat!
Dëshmues të apokalipsës njerëzore!
Në trojet hyjnore vërtetuat!
DUKE DASHUR TË KORRËSH!
Të korrësh qengjin me drapër
Të mprehtë! Të ka hije ty!
Me atë kamillaf murgu në kokë
Një zvarranik kameleoni je
Që përshtatesh me ngjyrë
Sipas vendit ku je!
O kambanar! Kukull e trishtë
Në çatinë e një kishe!
Nga krimb i zbehur
Poltron pa këmbë
E nxënë pa mëngë
Klishe pa këngë!
Thoje:
Ç’kllapurit ashtu?
Kllapurosjen në gjak e ke!
Ore ditëzi! Marrëzisë me themel
Piedestalin pa hiç mund ia
Ngre!
Ri i qetë dhe mos u kokoleps
Më!
Llogarinë e kamuflimit
Me dredhi e dinakëri
Korr e grin! Korr e mos lidh!
Me kamxhik për të rrahur
Të korrat për të mbajtur!
Një ditë!
Nga zemra përfundimisht
Dot shpërblejnë!!
Të dashur miq, nga cikli ,,Fate njerëzish” veçoj poezinë
HORRAT E PËRDITSHMËRISË
(Refugjatëve nga Siria)
Çka ju bënë juve o shpirtra të çjerrë e të mallkuar
Nga zemra e dheut!?
Horrat e përditshmërisë?
Hajnat e njerëzisë!
Endacakët e shoqërisë!
Krijuesit e fatëkeqësisë!
Në duar gjithmonë me maskat e bamirësisë?
Pas grilave dëgjohen rezignacionet e zërave
Të revoltuar të indinjuar për ndihmë duke
Kërkuar!
O zemra të dhimbjes krenare!
Edhe ju ishit zotë të shtëpive
Të braktisur dikur në shënjestër
Të dhunës makabre!
O engjuj të syrgjynosur të dheut krenar!
Edhe ju ishit dikur zotërinj me dinjitet
Të tokave hyjnore!
Por bekimi u shndërrua në mallkim!
Kohrat e liga në tallje ju transformuan në një
Metamorfozë të një sukullari të vërtetë!
Duke ju buzëqeshur fati ironik! Të trokasësh
Në dyert e delenxhinjëve të vërtetë!
O shpirtra të bekuar!
Duke ikur nga ferri i luftës në çast
U ndeshët me ferrin e vërtetë që ethe dhuron
Shtrëngatë në gji, plot me dhimbje dhe zili
Në këtë tollovi!
Rruga e juaj si rrugë pa kthim
O ju shpirt-fisnik të helmuar me tym baroti
Të ndëshkuar!
Horrat e përditshmërisë
Hije të trazuara pa ndjenja
Marrëzi pa kufi në këtë përditshmëri!
Lot krokodilësh! Nga sytë mallkuar të
turbulluar në hi!
Dorë e gjatë që maskon shiqime
Tund pasione margjinalizon qëndrime
Vrimë vigane! Strofkë pa ndjenja!
Gënjeshtra që zbehin besimin
Në trishtimin e vetëbesimit,
Se mallkimi është ngjallur këtu!
