Fillimi Poezi/LetërsiNË SYTË E TU!

NË SYTË E TU!

nga Shekulli Agency

shpresa-memediNga: Shpresa Purde-Memedi

TË NDERUAR MIQ, NGA CIKLI ,,FATE NJERËZISH” VEÇOJ POEZINË

NË SYTË E TU!

Në sytë e tu ngjallet kërshëria

Prekëse përkëdhelëse thurur

Nga thellësia!

Në mbretërinë e ideve parajsë

Nga lashtësia!

Në damare psherëtinë jeta

Nga kohët që ndryshuan

Në mëndafshe të mykët

Pecet u zhbiruan!

Në sytë plot brenga

E kaluara në amulli noton

Kalanë nga balta shikimet ndërtojnë

Një kujtim inferior

Në sytë që verbojnë!

Në sytë e tu shoh dikë

Që kam njohur dikur!

I çmuar margaritarë mbështjellur në ar!

Shikim kadife! Zanë mali!

Rri strukur

Në kafazin nga ari!

Zanë moj!

Një jetë e tërë në këtë kafaz

Të shkoj!

Çmenduri boshe të dhurohet ty

Është një tradhëti! Komplot hileqar

Helm për ty! Urrejtje konsumuar

Si ndëshkim dhuruar! Asnjëherë merituar!

Uvertyrë boshe me shumë hile në këto qoshe!

Qoshe pa mëngë në dalldinë e mëngjesit

Që ngrihet me vesë

Drejt puplave rënë poshtë

Fëllënzës, nga dëmtimet sot!

 

Të dashur miq, nga cikli ,,Fate njerëzish”veçoj poezinë që ia kam dedikuar vogëlushes nga Siria

HI DHE TMERR!

Plagë lufte…

Zemra të pllakosura

Shpirtra të helmuar

,,Përkundin lagjen në ëndërra…”!

Jo! këtu nuk ka ëndërra!

Këtu nuk ka qetësi!

Këtu nuk ka butësi!

Vetëm janë, kokat që shpërndajnë

Neverinë rrotull!

Kush ta dridh fortë gjumin fëmijëror

Moj siriane e vogël?!

Moj siriane e mjerë!?

Vragë llahtarosjesh në fytyrën e butë të bekuar!

Plagë vulosjesh nga fytyra në lëndim

E harruar!

Në dëshpërim, duart e vegjël gjithnjë

Lartë qëndrojnë…!

Lutje në heshtje nga sytë e zinj….!

Simbol i së humburës liri si fëmijë!

Viktimë e mjerë në këtë batërdi!

Mercenarët me mërinë

Nuk kanë frikë as Perëndinë

Pa pendesë djegin fëmijërinë!

Me tym baroti ushqejnë

Mushkërinë!!

Pamja e zymtë e fytyrës sate

Gjithë botën rrotull kaloi

Por ja që ende ndërgjegjen e fjetur

Të njeriut ,,të vogël” të shekullit nuk zgjoi!!

 

TË DASHUR MIQ, NGA CIKLI I RI PËR BOTIM VEÇOJ POEZINË

KËRKOJE!

Kërkoje një përqafim të sinqertë

Nën krahët e asaj zemre!

Nën krahët e asaj femre!

Fytyrë ëmbël, nga nuri krijuar

Që thellë prek në ndjesinë

E haruar!

Kjo ndjesi në gji shkumuar

Fle qetë, si vullkan i fashitur

Në jermi mbaruar!

Engjëll! Zërin nuk ta dëgjon kush!

Në këtë shurdhëri!

Engjëll! Syri gjum nuk ka

Në këtë paskajshmëri!

Kur ta takoje!

Një përqafim shkrepës ëndërroje

Të shpërthejë si shadërvan

Në zemrën e ngrime të kësaj nate

Nën ethet e hidhura të kësaj nate

Si specë djegës në buzë!!

Por sërish…

Zërin nuk ta dëgjon kush!Engjëll!

Se koha është ndalur këtu!

Buzëqeshjen e saj me ngulm

Shiqimet kërkojnë

Nuk e len dot!

Nuk e gjen dot!

Të kujtojnë përqafimin

E një tingulli të perëndimit

Tingujt miqëdashës

Të falin gëzimin

Një fëtyrë ëmbël!Të falën mashtrimin!

Engjëll! Zërin s’ta dëgjon kush në këtë

Shurdhëri!

Engjëll! Mëkatin s’ta kupton kush në këtë

Marrëzi!!

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies