Fillimi Poezi/LetërsiPoezi nga Juljana Mehmeti: ZGJOHEM…

Poezi nga Juljana Mehmeti: ZGJOHEM…

nga Shekulli Agency

Juljana Mehmeti: TUFË POETIKE

 

ZGJOHEM…

Lidhur në fije merimange

relikes  harresë

në hapësira boshe …, mbushur mjergull

Me shikimet mbuluar

flokësh trazuar kujtimesh të venitura

që zgjohen kalimthi …

në ndjekje të një vegimi

I hershëm përjetim…, ngjyrash e imazhesh

që kapërcejnë distanca kohërash

me hapa të rëndë gjigantësh…

Fundosur ndjesish

ndër rrënjë – metastazë lidhur në vrazhda shpirti

që kërkon shpëtim atje …,përtej imagjinatës

Në një feksje të dridhur

aurorash shprese

ti shfaqesh dritë

E lehtësisht në qiej ngrihem

yjesh ndizem,

dëshirën prek…

 

ËNDRRA IME

nuk renda pas fjalëve

për të të jetuar…

Thjesht humba…

ndjesish…

 

PËQAFIM HYJNOR

Kur drita zbehet… përgjunjet përqafimit hyjnor

pemët e stërgjatura mbështjell,

tylit të mëndafshtë

në tokën lëshuar

pëshpërima dashurie,

ndër dege të zhveshura përcjell…

dhe gjethet ,

tashmë të pëhumbura,

me këpucë të arta ëndrrash

stolave vetmuar

valsit të harruar …

Është koha e nimfave!

…që fshehur në lakuriqësi ndjenjash,

nën shkëlqimin e verbër të diellit,

copëzohet e ujvarave të shpirtit tretet …

e unë ,

Apollo i dashuruar

në shtrat gjethesh të zbehta,

ndjesish fundosur..

në të timen Dafne- vjeshte,

magjepsur ngjyrash mbetem…

 

FLUTURIM

Fluturojmë në orbita qiellore

në kërkime të tjera emocionesh

ku çdo ndjenje lidh me spektrin ngjyrë …

Notat e pasvjeshtës

partiturë e shpirtit tim.  …

dhe vjen një çast kur gjithçka vijëzohet

në një vallëzim harmonik ndjesish,

ku hapat kapërcejnë rrathë

krahësh fluturim ,

pafajësi e harqeve kryqëzim.

E ti ndalesh ..

në vëzhgim,

pikash të ndriçuara vese,

që oqeanin e përjetësisë mbërrijnë.

Je yll galaksive thithur,

ndër psherëtima universi frymim, …

deri në amshim.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies