Klubi i Shkrimtarëve “OENEUM” organizon Manifestim letrar – poetik, për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit!
Manifestimi letrar do të mbahet më: 06.03.2017 (e hënë), në ora: 19:00, në sallën e Universitetit të Tetovës, në Pallatin e Kulturës – Tetovë!
Pjesëmarrja është e hapur për krijuesit dhe dashamirët e artit letrar!
Jeni të mirëseardhur!
Me respekt:
Klubi i Shkrimtarëve “OENEUM” – Tetovë!
Poezi/Letërsi
FLURUDHË
Fjala e rëndë
Më shumë se
Çdo gjë tjetër
Vret.
Më shpejt
Se vetë plumbi
I shkrepur
Në zemër godet.
Kujdes
Mos u bëni vrastarë
Nuk është shenjë
E mbarë.
KOHËN NUK E MAS ME ORË
Jo asnjëherë
Nuk do e mas kohën me orë
Është matje pa vlerë
E kotë, e dhimbshme
Pa kuptim.
As vet jetën
Nuk do e mas me orë
Mund të jetoj me qindra vjet
Dhe për pak çaste
Të humbas porsi shkumb sapuni.
Çastet më të bukura të jetës
Momentet ku me të vërtetë
Ndjehem vetja ime
Dhe askush tjetër.
Ato do t᾽i mas në orë
Nëse është e mundur?
PSE LOTOJNË LULET
A thua pse lotojnë
Lulet?
Pyet njeriu
Në mëngjes.
Të lënë përshtypjen
Gjithë natën kanë dënesë!
Të bëhet
Se një barrë
Të madhe e kanë
Andaj pesha e dhimbjes
Shpirtin ua rënkon.
Xhevrije Kurteshi Nimani
Me të kaluar gjashtë e mëngjesit, ra zilja e orës. Ajo u drodh paksa, nxori dorën nga jorgani dhe e mbylli. Mbase duhej të shtirej se nuk e kishte dëgjuar? Dhe të vazhdonte të flinte? Atë ditë s’kishte menduar të shkonte gjëkundi…Dhe në atë çast ra telefoni.
-Përshëndetje, Mirela.
Buzëqeshi kur dëgjoi zërin e njohur. Kështu e kishte menduar, ishte Mirela. Askush nuk e dinte se ku ndodhej.
Ç’të paska ngritur kaq herret?
-Asgjë, Ledi.Përfytyrojë, këtu burrat lëvizin vetëm me të brendshmet, kurse gratë me kaftane. Ja kështu. – Ledi e gjitha kjo zbaviste, kurse Mirela , jo.
-Më fal, Ledi. – Në sytë e saj shndrritën lotët.- Thjesht nuk mund të kthehem atje.
Udhëtuan të heshtur afro një orë, duke pushuar nga vrulli i emocioneve i fillimit të udhëtimit.
Ledi u kthye nga shoqja.
-Po?
Në makinë ishte errësirë, por Mirela mund t’ia shihte profilin. Ai nuk kish ndryshuar fare që atëbotë.
-Je grua e shthurur, Mirela. A të kanë thënë ndonjëherë ty këtë?
– Deri këtë mëngjes, kurrë. Me që ra fjala, kur kam për ta marrë i ulej atij në gjunjë.
– Jo. Këtë gjë nuk.kam për ta bërë kurrë, zoti Gent.
– Po pse?
-Sepse kur të martohemi, nuk të dua të strukem diku e të fshihem, dua ta bëj me bujë të madhe, me zhurmë e hare. Le ta marrë vesh gjithë bota. Si të duket kjo?
-E di si është puna, Mirela ime?
-Çfarë?-pyeti ajo duke buzëqeshur e lumtur, ashtu si ai.
-Për këtë ke për të marrë këpucën e dytë prej kristali.
Ajo hundëroi dhe i ngjeshi buzët te buzët e tij në një të puthur të gjatë e të ëmbël.
-A merr me mend sa të dua, Zotëri?
-Mos do të hipim sipër dhe të mos vërtetosh këtë?
-Në çdo.kohë, Zotëri. Në çdo.kohë
20 02 2017
Të dashur miq, sonte për ju nga cikli i ri për botim veçoj poezinë e cila më lindi si ide duke parë dokumentarin rrënqethës e cila tregonte çmendurinë fatale të ushtarëve izraelitë të cilët testonin armët e tyre sa janë të qëndrueshëm duke vrarë civil të pafajshëm në Rripin Gaza
KLITHJET NGA FERRI!
(Dedikuar civilëve të masakruar
Palestinez nga dhuna çifute në
Rripin Gaza, 2014- Palestinë)
O Zot! O Zot! O Zot!
Se mban qielli!
Se mban toka dot!
Tmerrin e çmendurisë
Të paparë mbi tokë
Që bën çifutëria
Me helmeta në kokë!
Plandosur në tokë
Si nata e errët kur bie
U err pa gdhirë…!
Këllëç pa mëshirë…!
Mihur pa dëshirë!
Dyndje barbare
Molepsje e padëlirë!
Kokë e këmbë bashkë
Bëri bisharia!
Në lulet me këngë
Krymb nga brendia!
Klithje ferri dëgjohen
Nga toka plasaritur në lot!
Më kot!
Trupa të gjakosur në tokë!
Në lutje për një frymë
Pandërprerë!|
Bajloz i zi hedh në erë
Pamëshirë! Përnjëherë!
O ju shfarosës të pafajsisë!
Vrasës të qetësisë!
Dhunues të butësisë!
Krijues të holokaustit
Nga njerëzia !
Si dikur, për ju, namëkeqja
Naciste kripëshmëria…!
Nga shfarosja në masë
Me krematoriume
Në vete!
Me krematoriume në vete
Flakë dhe dhunë krijoi!
Për të vazhduar kjo ironi
Si dhuratë në dorë lënë juve
Në kontinuitet të vazhdoni!!
Tmerrin e çmendurisë thellë!
Dhimbje ferri! Në faqe të dheut!
Zemra të pafajësisë!
Nga ligësia në ligësi!
Pa hiç dhimb! Rrishtazi t’i thërmoni!!
Të dashur miq, poezi dedikuar bashkëshortes së Shakir Doganit
-engjëllushës jetëshkurtë! Shpirti i njomë i pushoftë në paqe përherë!
O VDEKJE, PSE?!
O jetë!O jetë! O jetë! Pse?
Pse me grushte të furishëm pa dhimb
Në tëmthe si zjarr nga rrufeja godet?!
Aromë nëne, si maskara në djeppapërkundur
Lotin e njomë, ngrin si borë kristal, në këtë acar!
Duarbosh lë! Duarfloririn e zemrës!
Në vajtim!Një trishtim! Si shtatore e ngrirë
U vodh nga gjiri një gonxhe trëndafil!
Këngë apo vaj! çka je më thuaj?
Ta shkruaj kushtrimin në dhimbjen e pafund
Të kësaj nate!Moj lozonjare!Oh moj lozonjare!
Mallkuar qoftë rrasa e vorrit që të ra në hise
Si shtrat përjetësie sot!Mallkim për mot! Më kot!
Nga syri i gjelbër një truall mbuloi
Një klithje, molisje e rëndë, nga vaji i tretur
Në dergjje, në dergjje që ditët u helmuan
Zemrat u shkallmuan në thërime u copëtuan
Moj e njomë! Zemërëmbël! Duarflori!
Në atë zemër pate ti!
Oh-jo!Ke lënë këngën e dhimbjes
Të frymojë vetë në këtë jetë, pa ty!
O orë e voresës kur heshtin damarët
Pse ndrydhe një njomësi
Të vajtojë e vetme në përjetësi?!
Një drenushë nga sorkadhja ndarë
Më thuaj! Pse rreckove ti?
Përgjake një engjull! Kjo të gëzoi?
O vdekje baltosëse! Groteske je ti!
Moj rrudhace e mjerë!
Si nuk haron t’i bukurinë asnjëherë?!
Pulëbardha, një engjull shpërthyes
Në vajin e heshtur të gropës së
Përjetësisë!
Truall mbulove! Me ato, dy sy, shpresën e fundit
Trishtove!
Pa u përshëndetur!
Një ferr të pafund
Zogzës së vogël
Me sy të tretur
Në horizont
Për sytë e tretur
Nga qerpiku loti i pastër shtyhet
Rrëshanë…
Si shpëtim ty të kërkojnë!
Si shpëtim ty të kërkojnë!
Por ti! Z’vjen më!
Si një zogëz ike përtej…në perëndim!!
Dy sy të përmalluar !Një vigan i pikëlluar
Me zemër të piskuar!
Dy sy të përmalluar, si jetim përherë…!
KËRKOJE!
Kërkoje një përqafim të sinqertë
Nën krahët e asaj zemre!
Nën krahët e asaj femre!
Fytyrë ëmbël, nga nuri krijuar
Që thellë prek në ndjesinë
E haruar!
Kjo ndjesi në gji shkumuar!
Fle qetë, si vullkan i fashitur
Në jermi mbaruar!
Engjëll! Zërin nuk ta dëgjon kush!
Në këtë shurdhëri!
Engjëll! Syri gjum nuk ka
Në këtë paskajshmëri!
Kur ta takoje!
Një përqafim shkrepës ëndërroje
Të shpërthejë si shadërvan
Në zemrën e ngrime të kësaj nate
Nën ethet e hidhura të kësaj nate
Si specë djegës në buzë!!
Por sërish…
Zërin nuk ta dëgjon kush!Engjëll!
Se koha është ndalur këtu!
Buzëqeshjen e saj me ngulm
Shiqimet kërkojnë
Nuk e len dot!
Nuk e gjen dot!
Të kujtojnë përqafimin
E një tingulli të perëndimit
Tingujt miqëdashës
Të falin gëzimin
Një fëtyrë ëmbël! Të falën mashtrimin!
Engjëll!Zërin s’ta dëgjon kush në këtë
Shurdhëri!
Engjëll!Mëkatin s’ta kupton kush në këtë
Marrëzi!!
Pamje nga takimi i sotëm letrar (18.02.2017) i Klubit të Shkrimtarëve “OENEUM”, me ç’rast u bë përurimi i dy veprave të autorëve tetovarë:
- Vepra autoriale “XX vjet me penë në dorë”, e Ekrem Ajrulit, për të cilën folën recensentët: Prof. dr. Ejup Ajdini dhe Mr. Sulejman Mehazi;
- Vëllimi poetik “Perla e dashurisë” e Nita Belulit, për të cilën foli Dr. Zejnepe Alili Rexhepi. Nën moderimin e gazetares së TV “Koha”, Arijana Ibrahimi, në skenën e “Oda”, në Pallatin e Kulturës – Tetovë, interpretuan vargje poetët e Klubit “Oeneum”, studentë e krijues të shumtë. Studentet: Besarta Ramadani dhe Bjondina Vejseli, interpretuan vargje nga veprat e autorëve në fjalë, përderisa Abdylkadër Selimi e interpretoi poezinë “Pasaporta”, të poetit, studiuesit, albanologut, Prof. dr. Agim Vinca. Për pjesën argëtuese u përkujdesën: Zana Zumeri, violiniste dhe Trim Antoni, kitarist. Mbetemi me shpresë se do të takohemi në aktivitetin letrar të radhës! Me nderime: Klubi i Shkrimtarëve “Oeneum” – Tetovë!
“OENEUM” organizon përurimin e dy veprave letrare të Ekrem Ajrulit dhe Nita Belulit
N j o f t i m
Klubi i Shkrimtarëve “OENEUM” organizon përurimin e dy veprave letrare: veprën autoriale të Ekrem Ajrulit “XX vjet me penë në dorë” dhe vëllimin poetik të Nita Belulit “Perla e dashurisë”, që të dy anëtarë të Klubit tonë.
Në këtë event do të mbahet edhe Ora poetike, ku do të interpretojnë vargjet e tyre poetët – anëtarë të Klubit dhe të tjerë të ftuar.
Eventi do të mbahet më: 18.02.2017 (e shtunë), në ora: 15:00, në “ODA” tek Pallati i Kulturës – Tetovë!
Pjesëmarrja është e hapur për krijuesit dhe dashamirët e artit letrar!
Jeni të mirëseardhur!
Me respekt:
Edhe pse nuk e kishte njohur ndonjëherë fjalën lodhje, këtë herë u lodh.
Mori rrobat në një valixhe, aq sa i mjaftonin deri në stacionin e rradhës dhe nisi udhëtimin drejtë të panjohurës, drejtë një stacioni të ri.
I kishte pëlqyer ndalesa e fundit, por nuk mund të qëndronte më, kishte ardhur koha për të ikur.
As kjo nuk kishte qenë një ndalesë përfundimtare, sa keq!
Ai kishte shpresuar se këtë radhë nuk do të ikte më, por iku i penduar, iku!
Shkëputur nga libri: “Të dua e panjohur”
Në prag të manifestimeve me rastin e 9 vjetorit të pavarësisë së R. së Kosovës, krijuesit shqiptarë nga Ausrtia sjellin para lexuesve dy vepra të reja. Këto dy vepra do të prezantohen në Vjenë, në orën letrare që me këtë shkas organizon Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”. më 17 shkurt 2017, duke filluar nga ora 18.
Qysh nga themelimi në vitin 2011 kjo Lidhje e krijuesve shqiptarë në Austri ka pas veti një numër të madh aktivitetesh kulturore dhe letrare gjithandej Austrisë, por edhe në vendlindje dhe gjetiu në diasporë. Përveç botimeve të shumta personale të krijuesve të tubuar rreth kësaj Lidhjeje, në vitin 2012 u botua antologjia e parë e krijuesve shqiptarë në Austri “Illyricum”, për t’u botuar një vit më vonë edhe në gjuhën gjermane. Sivjet në bashkëpunim me Galaktikën Poetike “Atunis” nga Prishtina, doli nga botimi numri i dytë i kësaj antologjie dhe do të prezantohet në aktivitetin e radhës më 17 shkurt 2017 në Vjenë. Në këtë antologji prezantohen vetëm 12 krijues shqiptarë nga të gjitha viset e Austrisë, ndonëse në Austri jetojnë më shumë se kaq krijues, por të cilët për njërën apo tjetrën arsye nuk shprehën interes të jenë pjesë e kësaj antologjie. Në brendi të kësaj antologjie kanë gjetur vendin krijime të ndryshme si poezi, prozë, piktura etj Parathënien e kësaj antologjie e kanë zbukuruar me fjalët e tyre ambasadori i R. së Shqipërisë në Austri z. Roland Bimo dhe ai i R. së Kosovës në Austri z. Sami Ukelli. Z. Bimo në fjalën e tij shprehet: “Të krijosh art, letërsi, prozë e poezi, pikturë dhe muzikë, është të japësh një pjesë nga vetja për të mirën e përbashkët. Të prodhosh ushqim shpirtëror për bashkatdhetarët larg atdheut është një kontribut i vyer për letrat shqipe në përgjithësi, por edhe për lartësimin e tyre në nivelin e kulturës dhe artit evropian. Meritë e veçantë e LSHKSHA është promovimi i vlerave të artit dhe kulturës shqiptare tek publiku austriak dhe gjermanofolës”. Ndërsa z. Ukelli thotë: “Synimi i krijuesit është thyerja e barrierave të mundshme. Ai nuk njeh kufizim, ngaqë është i prirur për të prodhuar diçka të re, të shëndetshme për lexuesin dhe idenë e tij. Sikurse Austria që ka qenë zëdhënëse e përpjekjeve tona për liri dhe pavarësi si të Shqipërisë ashtu edhe të Kosovës, edhe ju sot, po në shtetin austriak, shërbeni si një lloj zëdhënësi të kulturës tonë”.
Libri i dytë që do të prezantohet në këtë orë letrare është vepra e parë e autorit strugan Mair Istrefi “Malli i pashtershëm”. Është kjo një përmbledhje me tregime dhe poezi. Këto shkrime të autorit datojnë nga koha e hershme e tij, kur si një i ri entuziast mori rrugën e studimeve për në Prishtinë. Në atë kohë të viteve 1986-88 gjendja politiko-shoqërore kishte nisur të shembet dhe trazirat e viteve 1981, dukej se sillnin valë të reja të turbullirave në trojet shqiptare. Dhe autori në tregimet dhe poezitë e tij shpreh pikëpamjet e tij, krijimet kanë një mesazh dhe kuptim të thellë mbi ngjarjet dhe rrethanat e atëhershme dhe pasqyrimet dhe perceptimet e tij. Recensionin për këtë vepër e ka bërë Prend Buzhala, i cili mes tjerash thotë: “Vëllimi i Mair Istrefit “Malli i pashtershëm”, i përbërë nga pesë tregime dhe nga njëzetetri poezi, përfshin krijime të gjysmës së dytë të viteve ’80, koha kur po shpërbehej shteti jugosllav dhe kur shqiptarët nën ish-Jugosllavi po vuanin dhunën e shfrenuar millosheviçiane. Më shumë është një faktografi e letrarizuar që e shënon në vargje jetën dhe frymëzimet e një kohe, ku e vërteta ende nuk mund të thuhej hapur. Mund të jenë, gjithsesi, të shumta arsyet përse ky vëllim erdhi vonë. Sido që të jetë, shkrimet letrare të këtij vëllimi ruajnë vulën e tyre krijuese të kohës, sidomos me tematikën e plagës së rëndë të kurbetit, me dramat e tragjeditë që sjellin ndarjet familjare…”.
Në këtë mbrëmje kulturo-letrare do të bëhet edhe prezantimi i veprës “Mos ma vetmo fjalën” të autores Helena Halilaj, e cila vjen si mysafire nga Shqipëria. Përndryshe disa nga krijuesit e pranishëm do të lexojnë krijimet e tyre më të reja, kurse programi do të shoqërohet me pika të zgjedhura muzikore dhe për fund do të shtrohet një koktej modest i rastit. Të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në këtë aktivitet janë të mirëseardhur dhe mund të na vizitojnë të premten, më 17.02.2017, duke filluar nga ora 18 në këtë adresë: “Der Kunstraum” in den Ringstraßen Galerien, 1010 Wien, Kärntnerring 9-13/144 (Obergeschoß) (hyrja përballë hotelit Imperial).
Zeqirja dhe Zejnepe Rexhepi për Klubi i Shkrimtarëve “Oeneum” – Tetovë
Me këtë rast, shpreh mirënjohjen time për profesor Ejup Ajdinin, i cili për dy vite sa e udhëhoqi Klubin tonë, dha kontribut të palodhshëm në realizimin e shumë aktiviteteve letrare, andaj shpresoj që edhe ky vit (2017) të jetë po aq i suksesshëm, me aktivitete e suksese të reja.
E falënderojmë gjithashtu edhe shkrimtarin, Ibrahim Kadriu, i cili e përshëndeti këtë aktivitet të Klubit tonë, por në pamundësi për të qenë i pranishëm, dërgoi poezinë e tij përkushtuese për shkrimtarin D. Agollit, të cilën e lexoi Mimoza Ceka.
Falënderime e mirënjohje edhe për poetët pjesëmarrës: Ejup Ajdini, Daim Ilazi, Kasam Shaqirvela, Zejnepe Alili Rexhepi, Behare Neziri, Vjollcë Berisha, Eroll Velija, Nita Beluli Hasani, Sulejman Mehazi, Bardhyl Zaimi, Kaltrina Sadiki, Adem Abdullahu, Sadije Aliti, Rami Kamberi, Ibadete Gafuri, Remzi Saliu, Nadi Arifi, etj.!
Shpreh mirënjohjen time të thellë për të gjithë të pranishmit, të cilët e madhështuan mbrëmjen me pjesëmarrjen e tyre, gjë që dëshmon se tashmë organizimet e Klubit të Shkrimtarëve “Oeneum” mirëpriten dhe vlerësohen.
Faleminderit Klubi “Oeneum”, suksese në organizimet e radhës!
Kryetarja e Klubit të Shkrimtarëve “Oeneum”:
Zejnepe Alili Rexhepi!
Namik SELMANI Një thirrje poetike për të gdhendur dhimbjen. Në vend të një udhëtimi me librin ALEPO kaq të veçantë në tërë karvanin e jetës letrare në botë… Libri “Alepo” është një antologji letrare. Antologjitë letrare në botë i ngjan një çast, vetëm një çast, një buqetë të madhe shumëaromëshe. Një buqetë vargërore apo edhe eseistike. Një buqetë që nga dora në dorë kalon pragje, kufinj, shtete, dete, male, oqeane dhe ka më tej një fat të çuditshëm, të mistershëm, të jashtëzakonshëm, atë të LIBRIT. Janë 66 poetë dhe 74 poezi që e formojnë këtë kurorë. Po, këto poezi-buqeta nuk janë askurrë si buqetat e luleve. Me ato buqeta që me shikim të menduar apo dhe të trishtuar mbushen me mollëzat e buta të nënave tona, të motrave për t’u dhënë një çast me nje ceremoni në një ditëlindje , në një stadium, në një dekorim, ku bien kryesisht në sy buzëqeshjet njerëzore dhe urimet shumëgjuhëshe. Janë 66 poetë dhe 74 poezi që e formojnë këtë kurorë. Vihen me kujdesin më të madh kur ato zbulohen në sytë kureshtarë të atyre që janë aty. Dhe kjo ndodh vetëm në disa minuta . Ndoshta në disa orë, dhe pastaj një ditë apo pas disa ditësh të mbarimit të ceremonisë, dikush e merr dhe e hedh diku. Jo. Jo. Joooooooo. Alepoja na fton sot me vargje gjaku nderimi, dhimbjeje në një tryezë, në një sofër ose odë, si do ta thoja shqiptarçe, për atë që po ndodh. E nuk ka nevojë të dëgjoj këmbanat, të dëgjoj thirrjet, për këtë dhimbje . Ma thonë sot shumë qartë tërë vargjet e poetëve. Mund të ishin dhe të një kombi tjetër. Po janë të kombit tim. janë ata që kanë të njëjtën gjak me atë Nënë Terezë që e ka marrë Kurorën e Paqes dhe të dashurisë në të gjithë botën. Dhe këtë e bën Ambasadori i Paqes Tyran Prizren Spahiu. Kush mund ta bënte më mirë se ai shtatlistë që e do paqen që e do bukurinë shpirtit njerëzor që e do lumturinë e çdo brezi me gjuhë të ndryshme? Është një dhimbje piskuese, klithmuese, dridhëse. Në folklorin shqiptar, me të cilën janë mbrojtur emocionalisht, shpirtërisht dhe moralisht poetët e kësaj antologjie është një kryezë klithës. Është Ajkuna që pas shumë malesh shkon të vajtojë Omerin e saj. Dhe varri e lëviz dheun para klithmës së saj tronditëse diku në një bjeshkë. Sot për Alepon bashkohen mijëra dhimbje, piskama, klithje, shtrëngohen grushte, derdhen lotë, shkruhet flitet. Është një vend në hartën e botës, në turpin e botës thuaj. E nuk është vetëm një Omer në Alepo. Bashkë me të është dhe Ajkuna. Mund ta njihja një ditë tjetër Alepon dhe në një mënyrë tjetër. Mund të ecja në rrugët e saj për të parë bukuritë në një muze natyror. Me rrugët e teatrot e saj. Me atë madhështi që ka krijuar njeriu, pavarësisht se cilës fe i përket. Mund të hidhja një valle në një shesh të saj. Të recitoja një poezi për harmoninë e kombeve. Mund të pija ujë diku ose një çaj. Mund të ecja mes aromave të luleve e të dëgjoja në rrugët e gjëra e të ngushta zërat e fëmijëve që nxitojnë drejt zileve të shkollave që kanë një Kod universal në të gjithë botën. Mund të takoja diku në një sallë poetët e Alepos se kudo ku ka njerëz, asnjëherë nuk humb fara e poetëve . M’u kujtua sot një pyetje kaq e bukur e një vizitori që kishte ardhur për një vizitë në Berat, pasuri e UNESCO-s -Sa poetë ka ky qytet ,-i kishte thënë shoqëruesit, teksa shihte magjitë e ndërtimit, rrugët, malet, Osumin. Një pyetje të tillë e bëjnë sa e sa herë vizitorët kur vizitojnë Prizrenin me fjongo Lumëbardhi ku jeton poeti Tyran Prizren Spahiu që është kumbar i këtij libri. Këtë pyetje do ta bëja dhe unë për këtë qytet… Dhe sot bashkë me poetët e Alepos janë bashkuar dhe ata shqiptarë. dhe jam me ta, dhe mbyll sytë me ta, dhe hesht një çast me ta, dhe hesht para vargut me ta. Oh. Jo, jo, nuk doja të isha pjesë e dhimbjes. Mund të isha diku duke i dhënë pak ujë atij që po jep frymën e fundit nga predhat ajrore. Mund të vija një lule në atë vend ku me dhjetëra njerëz mbeten pa varr. Mund të mbaja një fëmijë që porsa ka dalë nga gërmadhat, gjysëm i vdekur, i lebetitur pa zë, pa lotë me sy të çapëlyer që s’di kë kërkon më parë Babain? Nënën? Motrën? Vëllain? Ujë për buzën e etur? Një lodër që e ka lënë në gërmadha. Mund të ndihmoja në rrugën e hapur drejt lirisë ( liri i thënçin!) drejt një rruge pa kthim një plaku që nuk do ia dija gjuhën e komunikimit, po do ia njihja gjuhën e dhimbjes. Mund të isha i pari që nesër kur Alepoja të jetë e lirë të mbillja një ulli Çamërie, Berati, Vlore, të blertë të vendlindjes sime, dhe do ta përkëdhelja atë dru shekullor në atë tokë të zhuritur. Oh. Oh. Sot jam në radhën e poetëve të kombit tim që e ka dashur dhe e do paqen dhe e ka marrë atë mes luftës me gjak dëshmorësh Sot Alepua është kryedhimbja. E ku ka dhimbje ka dhe poetë pavarësisht se cilin flamur vënë në Ditën e festës së kombit të tyre në ballkonë, në dritare, në pragje . Të ketë poezi që të zbuten pak plagët e shpirtit të Alepos. Të nxisë tavolinat e diplomatëve të botës që të jenë më humanë për të në fund të fundit të gjithë nënshkruajnë me zemër e me varg KUJTESËN, jo si kronikanët e kohërave por si flakadanët e shpirtërave më të ndjeshëm të botës. Alepo. Alepoooooooo….. Tiranë, Prizren 9 janar 2017












