
Zëdhënësi i AK Partisë, Ömer Çelik: Regjimi vrasës dhe ata që e inkurajojnë atë do ta paguajnë shumëfish këtë tradhti

Altun: Është vendosur të jepet kundërpërgjigje të shumëfishtë ndaj regjimit jolegjitim i cili i ka drejtuar armët ushtarëve tanë.
Altun: Me elementet tanë mbështetës të zjarrit nga ajri dhe toka kemi marrë në shënjestër të gjitha pikat e regjimit, do të vazhdojmë të shënjestrojmë.
Altun: Gjaku i ushtarëve tanë nuk do të lihet në tokë, aktivitetet në Siri do të vazhdojnë deri sa të thyen duart që i janë zgjatur flamurit tonë.
Altun: Nuk do të qëndrohet si spektator ndaj asaj që u përjetua në të kaluarën në Ruanda, në Bosnje e Hercegovinë të përsëritet sot në Idlib.Altun: U bëjmë thirrje kryesisht palëve në procesin Astana dhe të gjithë komunitetit ndërkombëtar që të përmbushin përgjegjësitë që kanë.

Guvernatori i Hatay-it Rahmi Doğan, njoftoi se si pasojë e sulmit ajror të forcave të regjimit në Idlib ndaj elementeve të Forcave të Armatosura Turke (TSK) janë martirizuar 22 ushtarë turq, raporton AA.
Doğan iu përgjigj pyetjeve të AA-së në lidhje me sulmin ndaj TSK-së në Idlib, tha se është kryer nga forcat e regjimit.
“Forcat e regjimit në Idlib zhvilluan sulm ajror ndaj elementeve të TSK-së. Si pasojë e sulmit janë martirizuar 22 ushtarë turq. Nga sulmi në Idlib kemi të plagosur rëndë të cilët i kemi marrë në Turqi nga pika kufitare Cilvegözü, vazhdon trajtimi i tyre”, u shpreh ai.

Në kryesimin e Presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan në Kompleksin Presidencial u mbajt takimi i sigurisë.
Sipas një deklarate nga zyra e komunikimeve për shtyp e Presidencës, thuhet se “Presidenti Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi një takim të sigurisë me stafin e tij. Takimi i cili ka filluar 2 orë më parë u zhvillua në kompleksin presidencial”.

Hojatolislam Seyed Hadi Khosroshahi, një prej klerikëve krysorë në Iran dhe ish-ambasadori i Iranit në Vatikan humbi jetën si pasojë e koronavirusit të ri (Covid-19).
Sipas lajmit të agjencisë iraniane Tesnim, thuhet se Khosroshahi u shtrua dje në spitalin Mesih Danishver në kryeqytetin Teheran me dyshimin për Covid-19.
Bëhet e ditur se 81 vjeçari Khosroshahi rezultoi pozitiv nga analizat e Covid-19 dhe se ai humbi jetën në spitalin ku ishte shtruar.
I lindur në qytetin Tebriz në vitin 1939, Khosroshahi pas revolucionit në 1979 ka kryer detyrën e përfaqësuesit të liderit të revolucionit Ayatollah Ruhollah Khomeini për dy vite në ministrinë e diturisë dhe kulturës islame.
Po ashtu Khosroshahi për një periudhë ka kryer edhe detyrën si kreu i zyrës përfaqësimit të Iranit në Kajro si dhe në detyrën e ambasadorit të Iranit në Vatikan.

Kreu i qeverisjes rajonale të Lombardisë në Itali, Attilio Fontana ku është regjistruar numri më i madh i vdekjeve për shkak të Covid-19 ka njoftuar se është vendosur në karantinë për dy javë pas përcaktimit të koronavirusit tek një prej kolegeve të afërta në stafin e tij të punës.
Në një video të postuar në llogarinë e tij në Facebook, Fontana tha se analizat e Covid-19 të një kolegeje të afërt të tij të punës rezultuan pozitive dhe se për këtë arsye janë detyruar të anulojnë konferencën për media që duhej të zhvillohej.
Ai thotë se kanë rezultuar negative analizat që janë kryer për atë dhe kolegët e tjerë të stafit që kanë qenë në kontakt me kolegen e afërt të punës, por pavarësisht kësaj ai është vendosur në karantinë.
“Që nga dita e sotme do të ndryshojë diçka. Edhe unë do t’u përmbahem udhëzimeve të Institutit më të lartë shëndetësor. Për këtë arsye do të përpiqem të jetoj në izolim për dy javë. Këtë e bëj kryesisht për të mbrojtur ata që punojnë me mua”, tha Attilio Fontana lidhur me arsyen e vendosjes në karantinë.
Për shkak të koronavirusit (Covid-19) që prej të premtes e deri më tani në Itali kanë humbur jetën 12 persona ndërsa janë infektuar 400 të tjerë. Rajoni i Lombardisë është në krye të rajoneve brenda Italisë ku është shënuar më intensivisht epidemia.
Sipas këtyre statistikave, Italia ndodhet në mesin e 5 vendeve të para në botë ku koronavirusi është përhapur më shpejt dhe ku janë shënuar më shumë raste të vdekjes. Ndërsa në Evropë, Italia renditet në vendin e parë përsa i përket këtyre të dhënave.
Ndërkohë në Evropë janë përcaktuar edhe rastet e para të koronvirusit të ri në Rumani dhe në Norvegji. Sipas një deklarate të Institutit të Shëndetit Publik të Norvegjisë, thuhet se rasti Covid-19 është regjistruar tek një shtetase norvegjeze në qytetin Tromsö dhe se e prekura është vendosur në trajtim mjekësor.

Gazeta amerikane “Washington Post” shkruan se “Turqia është mbrojtësja e vetme e sirianëve të pashpresë” duke theksuar se qeveritë perëndimore nuk kanë bërë asgjë lidhur me çështjen e luftës së brendshme në Siri dhe se lufta në vend po shkon drejt një fatkeqësie tragjike.
Në një kryeartikull të ditës së sotme të gazetës është shkruar mbi krizën humanitare në Idlib. Në shkrimin ku thuhet se qeveritë perëndimore janë mërzitur nga lufta e brendshme në Siri e cila duket se nuk do të përfundojë, potencohet se perëndimi ka tërhequr vëmendjen e saj nga Siria për shkak të polarizimeve brenda axhendës së saj.
Sipas të dhënave të OKB-së që nga dhjetori e deri më tani nga sulmet e regjimit të Asadit dhe ato ruse në Idlib, janë larguar dhe strehuar pranë kufirit të Turqisë 900 mijë refugjatë, ku 500 mijë prej tyre janë fëmijë, thuhet në artikullin e gazetës.
“Mbrojtësja e vetme e njerëzve të pashpresë atje është Turqia e cila javët e fundit ka grumbulluar në rajon mijëra ushtarë, tanke dhe topa. Presidenti Recep Tayyip Erdoğan ka kërcënuar me fillimin e një sulmi kundër regjimit të Asadit nëse nuk tërhiqet deri në fund të kësaj jave”, thuhet në kryeartikullin ku vihet në dukje se Rusia dhe regjimi i Asadit kryejnë sulme ajrore në mënyrë që të sigurojnë largimin e civilëve dhe të marrin rajonet që janë nën kontrollin e opozitarëve.
Ndër të tjera në artikull rikujtohet se dje në Ankara filluan bisedimet mes Turqisë dhe Rusisë dhe se presidenti Erdoğan dëshiron formimin e një zone të sigurtë në thellësi prej 20 kilometrash e cila përfshin edhe qendrën e qytetit Idlib.
Më tej thuhet se Rusia mund të pranojë propozimin për zonën e sigurtë. “Regjimi i Asadit dëshiron të marrë të gjithë Idlibin pavarësisht kostos lidhur me humbjen e jetëve njerëzore”, qëndron në artikull.
“Rusia nuk ka mbajtur premtimin e saj për të kontrolluar Asadin. Për këtë arsye SHBA-të dhe vendet e Evropës duhet të ushtrojnë presion konkret për të siguruar ndalimin e sulmeve të Putinit, sigurimin e armëpushimit dhe sigurimin e qasjes së ndihmave humanitare në Idlib”, thuhet në shkrimin e gazetës “Washington Post”.

Në Republikën e Maqedonisë e Veriore është regjistruar rasti i parë i konfirmuar, ndërsa autoritetet kanë informuar se bëhet fjalë për një paciente të lindur në vitin 1970, e cila kishte qëndruar në Itali për ca kohë.
Kryeministri i qeverisë teknike të Maqedonisë së Veriut Oliver Spasovski, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce dhe Dr. Zharko Karaxhoski nga Instituti i Shëndetit Publik në Shkup mbajtën një konferencë të përbashkët për media në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.
“Arritën rezultatet për pacienten e cila sot në orët e hershme të mëngjesit ishte hospitalizuar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive. Pacientja është pozitive në virusin Covid-19, që do të thotë se ajo është pacientja e parë në Shkup e diagnostikuar me këtë sëmundje. Dua të përsëris atë që kemi thënë gjatë gjithë kësaj kohe, se nuk ka vend për panik. Pacienti ndodhet në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup, në departamentin e izolimit. Trajtohet në përputhje me gjendjen e saj”, tha ministri Filipce.
Sipas tij, analizat treguan se pacientja kishte qenë në Itali për një muaj, për shëtitje dhe për të vizituar të afërmit. Filipçe informoi se ajo kishte qenë e sëmurë për dy javë dhe fillimisht ishte trajtuar në një institucion shëndetësor italian, por atje nuk ka qenë pozitive në testin për koronavirus.
“Praktikisht, menjëherë pasi hynë në vendin tonë, ata menjëherë janë drejtuar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup. Kjo na jep të drejtën të mendojmë se inkubacioni ka përfunduar qëmoti dhe se në kohën e transportit, me njerëzit që është transportuar, nuk ka paraqitur rrezik për transmetimin e sëmundjes”, tha Filipçe, duke shtuar se institucionet ndjekin të gjitha protokollet.
Ministri gjithashtu tha se po bëhen kontrolle të të gjithë pasagjerëve që janë transportuar me pacienten dhe se ata do të testohen dhe vendosen në karantinë 14 ditore.
Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që vijnë nga Italia të respektojnë masat që do t’u jepen atyre në vendkalimet kufitare.
Ministri Filipçe gjithashtu tha se një rast i koronavirusit është diagnostikuar edhe në Greqi, kështu që ata janë në kontakt me Ministrinë e Shëndetësisë së Greqisë, Serbisë, Kosovës dhe Shqipërisë dhe se po ndërmerren të gjitha masat paraprake.
Dr. Zharko Karaxhoski informoi se një ekip ekspertësh nga Instituti i Shëndetit Publik i Klinikës për Sëmundje Infektive në Shkup po kryen një studim epidemiologjik dhe po heton gjendjen shëndetësore të një personi të diagnostikuar me Covid-19.
“Morrëm informatë se personi ka lindur në vitin 1970 në territorin e Shkupit dhe ka qenë në Itali për një periudhë të gjatë kohore”, tha Karaxhoski.
“Një person pozitiv që është vendosur në institucionet eduhura nuk paraqet rrezik për pjesën tjetër të popullatës. Prandaj, ju lutemi dërgoni porosi qetësuese, ekipet mjekësore janë të gatshëm t’u përgjigjen çdo nevoje. Ajo që për mua është e rëndësishme, është që popullata mund të jetë e qetë, ne po menaxhojmë me situatën. Asgjë nuk na ka habitur”, mjeku Karaxhoski.
Nga ana tjetër, kryeministri Spasovski theksoi se në këtë moment, më e rëndësishme është që situata është nën kontroll.
“Të gjitha shërbimet shtetërore janë plotësisht të gatshme t’u përgjigjen këtyre kushteve që zhvillohen. Për këtë, ju siguroj se nuk ka asnjë arsye për ndonjë panik sepse është vendosur kontrolli. Sistemet janë plotësisht të përgatitura”, tha Spasovski.
“U bëj thirrje qytetarëve që të zbatojnë rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë, e cila vepron ekskluzivisht në bazë të rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë”, shtoi kryeministri.
Kujtojmë se nga 27 janari në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit janë zbatuar masat parandaluese kundër koronavirusit. Të gjitë pasagjerët që arrijnë në këtë aeroport, skanohen me kamera termike, ndërsa janë aktivizuar edhe ekipet mjekësore.
Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë së këtij Kinës, ku fillimisht u paraqit koronavirusi i ri, ka informuar sot se numri i vdekjeve është rritur në 2,717.
Komisioni gjithashtu tha se 78.064 persona aktualisht janë nën kujdesin mjekësor, ndërsa numri i pacientëve të liruar arrin rreth 29.745.
Jashtë Kinës, ka 85 raste të regjistruara në Hong Kong dhe 10 të tjera në Macau.
Koronavirusi, i njohur zyrtarisht si COVID-19, është përhapur në mbi 25 vende tjera, përfshirë SHBA-të, Britaninë e Madhe, Singaporin, Francën, Rusinë, Spanjën dhe Indinë.

Në Greqi është konfirmuar rasti i parë me koronavirus, njoftoi Ministria e Shëndetësisë së këtij vendi.
Me koronavirus është infektuar një grua 38-vjeçare e cila kishte qëndruar për vizitë në Itali.
Shefi i repartit të sëmundjeve infektive pranë Ministrisë së Shëndetësisë, Sotiris Tsiodras deklaroi se gruaja nga mbrëmë ndodhet në karantin në një spital në Selanik.
Më tej thuhet se gruaja para pak kohësh ka qëndruar për vizitë në Itali dhe se nën vëzhgim janë edhe anëtarët e saj të familjes me të cilët ka qenë në kontakt.

Një xhami në Pforzheim, në krahinën federale gjermane Baden-Wurttemberg, është evakuuar për shkak të lajmërimit për bombë.
Lajmërimi për bombë në xhaminë Fatih, pranë Unionit Turko-Islam për Çështje Fetare (DITIB) erdh të martën në orët e pasdites, ndërsa është thënë se bomba do të shpërthejë për më pak se një orë.
Lidhur me rastin është informuar policia, e cila për arsye sigurie ka evakuar njerëzit nga xhamia ndërsa janë ndërmarrë edhe masa të larta të sigurisë.
Më tej thuhet se është bllokuar trafiku afër faltores ndërsa është ndërprerë edhe komunikacioni publik.
Pjesëtarët e njësitit theksuan se bëhet fjalë për lajmërim të rremë.
Prokuroria dhe policia ngritën hetim.
Gjithashtu edhe javën e kaluar në këtë xhami u dërgua lajmërim i rrejshëm për bombë.
Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë