Fillimi LajmeKonfirmohet rasti i parë me koronavirus në Greqi

Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në Greqi

nga Shekulli Agency

Në Greqi është konfirmuar rasti i parë me koronavirus, njoftoi Ministria e Shëndetësisë së këtij vendi.

Me koronavirus është infektuar një grua 38-vjeçare e cila kishte qëndruar për vizitë në Itali.

Shefi i repartit të sëmundjeve infektive pranë Ministrisë së Shëndetësisë, Sotiris Tsiodras deklaroi se gruaja nga mbrëmë ndodhet në karantin në një spital në Selanik.

Më tej thuhet se gruaja para pak kohësh ka qëndruar për vizitë në Itali dhe se nën vëzhgim janë edhe anëtarët e saj të familjes me të cilët ka qenë në kontakt.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies