Fillimi LajmeGuvernatori i Hatay-it: Nga sulmi ajror i regjimit në Idlib u martirizuan 22 ushtarë turq

Guvernatori i Hatay-it: Nga sulmi ajror i regjimit në Idlib u martirizuan 22 ushtarë turq

nga Shekulli Agency

Guvernatori i Hatay-it Rahmi Doğan, njoftoi se si pasojë e sulmit ajror të forcave të regjimit në Idlib ndaj elementeve të Forcave të Armatosura Turke (TSK) janë martirizuar 22 ushtarë turq, raporton AA.

Doğan iu përgjigj pyetjeve të AA-së në lidhje me sulmin ndaj TSK-së në Idlib, tha se është kryer nga forcat e regjimit.

“Forcat e regjimit në Idlib zhvilluan sulm ajror ndaj elementeve të TSK-së. Si pasojë e sulmit janë martirizuar 22 ushtarë turq. Nga sulmi në Idlib kemi të plagosur rëndë të cilët i kemi marrë në Turqi nga pika kufitare Cilvegözü, vazhdon trajtimi i tyre”, u shpreh ai.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies