Bota
Presidenti Erdoğan ka deklaruar: “Siç e dini, fatkeqësisht sot pasdite brenda forcave tona të armatosura kishte një lëvizje dhe në fund të kësaj lëvizjeje fatkeqësisht një grup i vogël brenda Forcave të Armatosura Turke që nuk mundi ta përballojë dhe ta pranojë unitetin, bashkësinë dhe integritetin e vendit dhe popullit tonë, siç kam thënë shumë më parë, është vetë Struktura e Shteti Paralel dhe kjo strukturë ka arritur të zë vend brenda forcave tona të armatosura, policisë dhe institucioneve të tjera pas një procesi prej 40 vitesh, është fshehur në mënyra të ndryshme dhe arriti aty ku është sot në këtë mënyrë.”
“Dikush e kuptoi dhe e dinte mirë se çfarë do të ndodhte. Për këtë arsye hodhën një hap të tillë. Le të bëjnë çfarë të duan, por Turqia nuk është më Turqia e vjetër. Mënyra e veprimit të Turqisë së re është shumë më ndryshe. Edhe ne jemi duke hedhur hapa në këtë drejtim. Kemi të bëjmë me një okupim të strukturave paralele. Dhe mund të mendoni? Mbi aeroportin Ataturk fluturojnë avionët F16. Përse i blemë këto avionë? Ne i blemë për të mbrojtur këtë vend. Ndërsa tani këto pilotë që fluturojnë me këto avionë pengojnë uljen dhe ngritjen e avionëve në aeroportin e Stambollit si dhe kërcënojnë Presidentin e vendit”,, ka deklaruar ndër të tjera Erdoğan.
Ai ka deklaruar më tej: “Domethënë këtu ka një qeveri e cila ka ardhur në detyrë me votat e popullit, nuk mund ta durojnë Tayyip Erdogan-in cili me shprehjet e kushtetutës është kryekomandant i cili ka ardhur në detyrë me votat e popullit, kjo punë nuk do të jetë mbarim për ato, çfarëdo që të bëjnë, dua që ta dinë këtë se ne kemi vendosur kokën tonë në këtë rrugë të bekuar, kemi nisur në rrugë me jetën tonë, qefinin tonë. Me të kuptuarin se çdo gjë ka hajr, më së fundi ky zhvillim është mirësia e Allahut për ne. Pse mirësi? Sepse kjo është një rast i cili do të mundësojë pastrimin e Forcave të Armatosura tona e cila duhet të jetë shumë e pastër”.
Erdoğan: Do të jemi një dhe të qëndrueshëm Presidenti Erdoğan ka deklaruar se në hotelin ku ka qëndruar në Marmaris nga i cili është ndarë në mesin e natës, është hapur zjarr nga helikopterë dhe më pas ushtarë me armatim të rëndë dhe me maska rrethuan hotelin. Në konfliktin e armatosur janë plagosur 5 efektivë të policisë.
“Miliona qytetarë ku gjenden? Nëpër rrugë. Pse ky popull është në rrugë? Gjithmonë e kemi thënë këtë: Do të jemi një dhe të qëndrueshëm. Nuk do të bëjmë kompromis. Dhe nëse miliona qytetarë në rrugë e presin rezultatin e këtyre zhvillimeve, atëherë kjo ka këtë kuptim: Ne deri në fund do ta vazhdojmë këtë punë, ndërsa ata që kanë dalë në rrugë me tanke do të kthehen aty prej nga kanë ardhur. Sepse këto tanke nuk janë të tyret. Këto tanke janë amanet për ta, ndërsa ata e tradhtuan amanetin”, u shpreh më tej Erdoğan.
Nga hetimet e menjëhershme në bazë të kartës së identitetit që u gjet brenda kamionit, hetuesit thonë se personi nuk duket të ketë qenë element i njohur për shërbimet sekrete, por ka pasur precedentë me dhunën ndaj minorenëve.
Sulmuesi i terrorit të mbrëmshëm në Nice të Francës, ku humbën jetën 84 persona dhe ngelën të plagosur 150 të tjerë, është identifikuar si një shtetas franko-tunizian 31 vjeç.
Duke iu referuar policisë franceze, mediat e huaja raportojnë se brenda kamionit të masakrës u gjet një kartë identiteti, ndërkohë që drejtuesi i kamionit rezulton të ishte banor i Nicës, lindur në Tunizi.
Nga hetimet e menjëhershme në bazë të kartës së identitetit që u gjet brenda kamionit, hetuesit thonë se personi nuk duket të ketë qenë element i njohur për shërbimet sekrete, por ka pasur precedentë me dhunën ndaj minorenëve.
Por nuk ka qenë kurrë i hetuar për terrorizëm, as person i etiketuar si integralist. Disa dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thanë se kishin dëgjuar të shtëna, ndërsa kamioni i bardhë hynte mes turmës së njerëzve, duke devijuar majtas e djathtas për t’i goditur ata.
Presidenti Hollande deklaroi se ky është një sulm terrorist dhe se po kërkojnë bashkëpunëtorët e autorit të kasaphanës.
Ky veprim barbar që vlerësohet si sulm terrorist tregon edhe njëherë detyrimin se kundër terrorizmit duhet shfaqur një luftë të vendosur dhe të vazhdueshme”, tha Erdogan
Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, në deklaratën në lidhje me sulmin terrorist në Francë, tha se “Si një vend që kemi përjetuar shumë sulme terroriste, i kuptojmë shumë mirë ndjenjat e Francës dhe popullit francez. Ky veprim barbar që vlerësohet si sulm terrorist tregon edhe njëherë detyrimin se kundër terrorizmit duhet shfaqur një luftë të vendosur dhe të vazhdueshme”.
Duke theksuar se terrorizmi nuk ka fe, racë dhe komb, Erdogan u shpreh se “Ata që e realizuan këtë vepër brutale nuk kanë lidhje me njerëzinë. Në thelb, nuk ka dhe nuk duhet të ketë vend në botë për këta barbarë”.
“Çdo kush që hamendet në luftën kundër terrorizmit, presim që ta kenë marrë mësimin nga këto sulme të fundit që synuan Francën. Tanimë të gjithë duhet ta shohim se për organizatat terroriste nuk ka dallim mes Turqisë dhe Francës, Irakut dhe Belgjikës, Arabisë Saudite dhe Amerikës”, u shpreh Erdogan.
Raportet e para flasin se kamioni me ngjyrë të bardhë ka lëvizur në drejtim të masës rreth dy kilometra përgjatë Promenade des Anglais në kohën kur janë mbajtur fishekzjarre
Të paktën 84 persona, në mesin e të cilëve edhe fëmijë janë vrarë përderisa edhe 20 të tjerë janë plagosur në sulmin terrorist në qytetin Nice të Francës të enjten në mbrëmje.
Raportet e para flasin se kamioni me ngjyrë të bardhë ka lëvizur në drejtim të masës rreth dy kilometra përgjatë Promenade des Anglais në kohën kur janë mbajtur fishekzjarre me rastin e Ditës së Bastisë.
Disa dëshmitarë okularë nga terreni thanë se shoferi, i cili më vonë është vrarë, ka dalë nga kamioni dhe ka hapur zjarr ndaj turmës.
Ndërsa dëshmitarë të tjerë thonë se kanë parë edhe persona tjerë me armë në kamion. Organet e hetuesisë në Francë kanë nisur hetimet për të vërtetuar nëse sulmuesi ka patur edhe bashkëpunëtorë.
“Kjo është tragjedia më e madhe në historinë e qytetit Nice”, deklaroi kryetari i komunës Christian Estrosi.
Mediat franceze sot në mëngjes shkruajnë se në kamion nuk është gjetur sasi e caktuar e bombave, automatikëve apo armëve tjera, siç është thënë në momentin e parë.
Madje thuhet se në mesin e të plagosurve 15 persona janë në gjendje kritike. Mediat lokale raportuan se sulmuesi është banor i qytetit Nice me shtetësi të dyfishtë të Francës dhe Tunizisë, duke u thirrur në burime të sigurisë, të cilët e kanë gjetur kartën e identitetit në kamion.
Kreu i komunës Estrosi tha se të premten flamujt do të ulen në gjysmështizë. Jazz festivali, i cili duhej të fillonte të shtunën dhe koncerti i Rihanna-s i planifikuar për të premten janë anuluar.
Yildirim për BBC: Në Siri duhet të ndryshojnë disa gjëra por para së gjithash Asadi
Kryeministri turk Binali Yildirim në një deklaratë për BBC tha se në Siri duhet të ndryshojnë disa gjëra por para së gjithash duhet të ndryshohet Asadit
Kryeministri turk Binali Yildirim në një deklaratë për BBC tha se në Siri duhet të ndryshojnë disa gjëra por para së gjithash duhet të ndryshohet Asadit.
Ai theksoi se në Turqi nuk ndryshon asgjë pa ndryshuar Asadi në Siri nuk ndryshon asgjë dhe se shkaktari për këtë situtë është pikërisht Asadi.
Kryeministri turk u ftua në programin “Hardtalk” të BBC World ku është përgjigjur në pyetjet lidhur me politikën e jashtme të Turqisë, dhënien e shtetësisë për sirianët, diskutimet për sistemin presidencial dhe operacionet kundër terrorizmit.
Në pyetjen nëse ka ndryshim apo jo në politikat e Turqisë për çështjen e luftës kundër terrorizmit në shkallë globale duke vënë në dukje se Turqia është një vend i cili lufton që prej 40 vitesh kundër terrorizmin, Yildirim tha: “Ne themi se terrorizmi nuk ka fe, sekt dhe asnjë shenjtëri. Për këtë arsye është shumë gabim të bëhet klasifim mes grupeve terroriste. Ky është një kërcënim global. Për sigurinë dhe të ardhmen e të gjithë njerëzimit të gjitha vendet duhet të veprojnë bashkarisht”.
Ai theksoi se Turqia në Siri u jep mbështetje grupeve të formuara në luftën e pavarësisë së popullit. “Turqia nuk mbështet kurrë grupet e tjera as DAESH-in, as PYD-në dhe as forcat e Asadit”, tha Yildirim.
“DAESH-i nuk ka fe. Këta nuk përfaqësojnë islamin. Këta nuk janë një shtet i formuar, Duhet të shikojmë se kur dhe si doli në pah DAESH-i. Pas Al Kaedës, pas një destabilizimi të krijuar pas pushtimit të Irakut si mungesë e autoritetit doli në sipërfaqe një organizatë vrasëse si DAESH-i”, tha në fjalën e tij kryeministri turk duke shtuar se sa dhimbje shkakton terrorizmi nuk ka asnjë vend që e di më mirë se Turqia e cila lufton që prej 50 vitesh.
– Politika e Sirisë
Lidhur me situatën në Siri kryeministri Yildirim tha se “koha për të ndryshuar diçka ka kaluar shumë kohë më parë”. Ai rikujtoi se në luftën në Siri kanë humbur jetën mbi 500 mijë njerëz dhe 9 milionë të tjerë janë shpërngulur.
“Sigurisht që në Siri duhet të ndryshojnë disa gjëra por para së gjithash duhet të ndryshohet Asadit. Pa ndryshuar Asadi nuk ndryshon as qëndrimi i Turqisë ndaj Sirisë. Shkaktari për këtë situtë është Asadi”, tha Yildirim.
“Nga njëra anë ndodhet Asadi nga ana tjetër DAESH-i. Pra nëse pyesni a të ‘preferojmë Asadin apo DAESH-in?‘ ne nuk mund të preferojmë anjërin prej tyre. Që të dy duhet të largohen. Janë probleme kryesore për sirianët. Ta supozojmë se e larguam DAESH-in. Sërish nuk do të zgjidhet problemi. Përderisa Asadi të qëndrojë atje çështja nuk do të zgjidhet. Një grup tjetër terrorist do të shfaqet. Ajo që ka krijuar DAESH-in është qëndrimi i Asadit. Është mënyra e qeverisjes në Siri dhe dërgimi drejt vdekjes i qytetarëve të tij”, u shpreh Yildirim pas një pyetjeje nëse ka ndryshuar politika e Turqisë ndaj Sirisë.
– Dhënia e shtetësisë refugjatëve sirianë
Yildirim foli edhe për dhënien shtetësisë refugjatëve sirianë. “Aktualisht ka tre milionë refugjatë. Fillimisht ofruam strehim për këta dhe dhamë leje të përkohshme pune. Gjtihashtu ofrojmë edhe shërbime të shëndetësisë dhe të arsimit. Ndërsa më pas do të japim edhe shtetësi por kjo nuk do jetë për sot apo nesër. Sigurisht që kjo ka standarde të caktuara. Sigurisht nëse janë të përfshirë në terrorizëm, nëse kanë kryer vepra antiligjore atëherë nuk mund të bëhet fjalë për dhënien e shtetësisë për këto kategori të njerëzve”, tha kryeministri turk.
– Diskutimet për sistemin presidencial –
Sipas tij, kur të bëhet sistemi presidencial nuk do të ketë koalicione. “Do të ketë vazhdimisht një qeveri të fortë dhe Turqia pa humbur kohë do të punojë më shumë për mirëqenie dhe zhvillim. Sërish do të jetë edhe parlamenti por më i fuqishëm, ku deputetët do të miratojnë buxhetin dhe do të kontrollojnë presidentin. Pra nuk është kusht prania e kryeministrit”, tha Yildirim.
– Operacionet kundër terrorizmit
Sa i përket operacioneve të Turqisë kundër terrorizmit, Yildirim tha se organizata terroriste nuk ka një problem të tillë si kurdët, por kurdët kanë një problem që është organizata terroriste.
Ai shtoi se Turqia po përpiqet të eliminojmë këtë problem. “PKK-ja është organizatë terroriste dhe nuk mendon për kurdët, as për turqit. Ata vrasin këdo që u del përpara. Detyra jonë është të nxjerrim nga mesi ynë me kurdët këtë organizatë terroriste me duar të përgjakura. Ne për mijëra vite kemi jetuar së bashku turq dhe kurdë. Edhe pas kësaj do të vazhdojmë të jetojmë në vëllazëri. Miku im më i ngushtë në kabinet është kurd, ka edhe ministra të tjerë që janë kurdë. Nuk bëhet asnjë dallim turk-kurd. Kjo është plotësisht një propagandë e errët e organizatës terroriste”, tha kryeministri turk Yildirim për BBC.
Të dyshuarit janë arrestuar gjatë bastisjeve të njëkohshëme në provincat Batman, Kars dhe Siirt dhe në mesin e tyre ka edhe policë dhe ushtarakë
Nëntë persona, përfshirë policë dhe ushtarë, janë arrestuar të mërkurën në kuadër të hetimeve për “strukturat paralele” në Turqi.
Burime nga forcat e sigurisë kanë deklaruar për AA se të dyshuarit janë arrestuar gjatë bastisjeve të njëkohshme në provincat Batman, Kars dhe Siirt, ndërsa për të arrestuarit thuhet se i takojnë organizatës terroriste Fetullah, e cila drejtohet nga kleriku Fetullah Gulen me vendbanim në SHBA.
Nuk është dhënë informacion për numrin dhe gradën e ushtarakëve dhe policëve të arrestuar.
Që nga fillimi i vitit 2014, hetimet për grupin kanë përfshirë qindra nëpunës civilë, përfshirë policë dhe prokurorë publikë, të arrestuar ose të shkarkuar nga detyra.
Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini ka thënë sot se Brukseli kërkon ndarje të patrazuar me Britaninë e madhe.
Mogherini ka thënë se ajo shpreson që Mbretëria ta largohet nga blloku dhe t’i jepen fund shqetësimeve institucionale sa më shpejtë që është e mundshme.
Mogherini i ka bërë këto komente gjatë qëndrimit në Pekin ku gjithashtu ka thënë se nuk beson që BREXIT do të ketë ndikim për dalje të vendeve të tjera nga Bashkimi Evropian.
Më 23 qershor britanikët kanë votuar në favor të daljes së vendit të tyre nga BE-ja.
Të dyshuarit akuzohen se i përkasin PKK-së dhe kanë planifikuar të veprojnë në emër të organizatës terroriste
Njëmbëdhjetë pjesëtarë të dyshuar të organizatës terroriste PKK janë arrestuar nga ana e forcave turke të sigurisë gjatë operacioneve anti-terroriste në Izmir, raporton (AA).
Burimet nga forcat e sigurisë, duke folur në kushte anonime kanë konfirmuar se gjatë operacioneve janë sekuestruar edhe dhe armë dhe një sërë dokumentesh.
Të dyshuarit akuzohen se i përkasin PKK-së dhe kanë planifikuar të veprojnë në emër të organizatës terroriste, theksoi burimi.
PKK-ja, e cila është në listën e organizatave terroriste nga SHBA dhe BE-ja, rifilloi fushatën e saj 30 vjeçare kundër shtetit të Turqisë në korrik të vitit 2015. Që atëherë, afër 600 pjesëtarë të sigurisë, duke përfshirë ushtarë, policë dhe rojtarë të fshatrave kanë rënë dëshmorë si dhe mbi 5.000 terroristë të PKK-së janë vrarë gjatë operacioneve anembanë Turqisë dhe Irakut verior.