Bota
Reagimet e qytetarëve në Ankara vazhdojnë të rriten kundër përpjekjeve terroriste/FETO për grusht shteti
Qindra mijëra qytetarë u mblodhën sot pas dite në Sheshin Kizilay në kryeqytet për të protestuar kundër grusht shteti (FETO).
Protesta ka vazhduar edhe në orët e vona.
Me flamurin turk dhe himni i shoqëruar, qytetarët shprehën reagimet e tyre për të mbrojtur demokracin në vend. Turma u rrit edhe më shumë në mbrëmje.
Qytetarët kanë vërshuar edhe nëpër rrugët e kryeqytetit për ta kundërshtuar strukturat paralele të cilët u përpoqën për grusht shteti me kryengritje ushtarake në Stamboll dhe Ankara.
“Ndërkohë Kryeministri Yıldırım i ka bërë thirrje popullit të jetë i kujdesshëm për provokime të mundshme në rrugë dhe sheshe. “Sot nuk është dita e ndarjeve dhe nxjerrjes së pikëpamjeve të ndryshme në pah, por dita e bashkimit dhe dalja zot Turqisë”, është shprehur ai.
Marrëveshja mes dy vendeve ka të bëjë me “Ndihmën reciproke në dënimin dhe ekstradimin e fajtorëve mes Republikës së Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”
Drejtuesi i organizatës terroriste FETÖ, Fetullah Gylen duhet të ekstradohet në Turqi në bazë të pikës së marrëveshjes për ekstradimin e personave mes dy vendeve e cila thotë: “Një person i cili ka kryer një krim ose ka tentuar ta kryej atë ndaj një Presidenti të vendit ose familjes së tij, kjo gjë nuk konsiderohet krim politik”.
Pas tentimit të puçit të shtetit nga FETÖ, e gjithë vëmendja është kthyer tek ekstradimi i Gylenit nga SHBA-ja.
Mes dy vendeve është nënshkruar një marrëveshje më 7 qershor 1979 e cila ka hyrë në fuqi në 1 janar 1981. Marrëveshja ka të bëjë me ”Ndihmën reciproke në dënimin dhe ekstradimin e fajtorëve mes Republikës së Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.”
Në pikën e “mospranimit të kushteve” e cila është pika 3 e kësaj marrëveshjeje thuhet: “Nëse faji i personit që kërkohet të ekstradohet është i cilësisë politike ose një tentative të tillë, si dhe nëse personi që do të ekstradohet mund të dënohet për një krim politik dhe nëse palët e shohin si të tillë do të thotë se ky person nuk mund të ekstradohet”, por në këtë marrëveshje ka një detaj i cili thotë: “Një person i cili ka kryer një krim ose ka tentuar ta kryej atë ndaj një Presidenti të vendit ose familjes së tij, kjo gjë nuk konsiderohet krim politik”. Kjo do të thotë që krye FETÖ nuk mund të quhet më një i akuzuar politik dhe si i tillë atij i hapet rruga e esktradimit.
Pas këtyre zhvillimeve pritet që mes Ankarasë dhe Washington-it të rritet trafiku i takimeve dhe diskutimeve për çështjen e ekstradimit të tij.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan pas tentativës së pasuksesshme të FETÖ-s për grusht shteti, i bëri thirrje SHBA-së duke thënë: “Tani na dorëzoni atë individ”.
Kryeporkuroria e Ankarasë i ka dorëzuar një dosje Ministrisë së Drejtësisë pak ditë më parë ku Fetullah Gylen është i dyshuar kryesorë dhe drejtues i organizatës terroriste FETÖ/PDY e cila akuzohet për formim të një strukture paralele në Turqi.
Në dosje ka detaje për lidhjen e Gylenit më këtë organizatë në të cilën rëndojnë shumë akuza.
Ndërsa në dosjen të emërtuar si ”trajtimin e rasteve ku ai është i implikuar në kryerjen e krimeve” thuhet se i dyshuari Fetullah Gylen është themeluesi dhe drejtuesi i një xhemati i cili ka shtrirë veprimin e tij në gjyqësor, ushtri, polici dhe administratën e vendit. Këto kuadro përdorin fenë si mjetë për të arritur qëllimet e tyre. Këtë organizim e drejton Fetullah Gylen dhe direktivat e tij vijnë nga jashtë shtetit përmes personave ndërlidhës të veçantë. Direktivat e përgjithshme ai i jep përmes fjalimeve dhe ligjëratave fetare. Anëtarë të kësaj organizate janë të pranishëm në çdo institucion të Turqisë.
Krahas të gjitha këtyre akuzave mbi liderin e FETÖ-s Fetullah Gylen rëndon edhe akuza e tentativës për grusht shteti. Bashkë me këtë dosje Turqia do të kërkojë ekstradimin e tij në rrugë zyrtare dhe do të ndjekë në rrugë zyrtarë zhvillimet në lidhje me këtë çështje.
Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry tha se do t’i ndërmarrin hapat e duhur për ekstradimin e kreut të organizatës terroriste FETO, Fetullah Gulen, në qoftë se provat e ofruara përputhen me standardet, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas pjesëmarrjes në mbledhjen e Ministrave të Jashtëm të BE-së, Kerry në Bruksel mbajti konferencë të përbashkët për media me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Marrëdhënie të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini.
Diplomati amerikan ndër tjerash u përgjigj në një pyetje të drejtuar në lidhje me ekstradimin e kreut të organizatës FETO nga SHBA-të.
Tsipras telefonon kryeministrin turk, ka nisur procedura për ekstradimin e 8 puçistëve
Kryeministri grek Aleksis Tsipras ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kryeministrin e Turqisë Binali Yıldırım.
Në bisedën telefonike Tsipras ka njoftuar homologun e tij turk se kanë nisur procedurat për ekstradimin e 8 personave të cilët ishin anë e kryengrtësve dhe të cilët u arratisën drejt Greqisë me një helikopter ushtarak.
Miliona njerëz në të gjithë Turqinë kanë mbushur rrugët dhe sheshet për të mbrojtur demokracinë
Qytetarë të shumtë nuk u ndanë as me zbardhjen e ditës nga rrethinat e shtëpisë së Presidentit Erdogan. Ata vazhduan të mbajnë “shërbimin e demokracisë” në të gjithë vendin.
Pas tentativës së organizatës terroriste FETÖ për grusht shteti, miliona njerëz në të gjithë Turqinë kanë mbushur rrugët dhe sheshet për të tretën natë, për të mbrojtur demokracinë e vendit dhe për të shfaqur qëndrimin e tyre kundër puçeve.
Menjëherë pas fillimit të tentativës për grusht shteti në Turqi, Presidenti i vendit, Recep Tayyip Erdogan në një dalje për mediat duke i bërë thirrje popullit që të dalin në shesh ishte shprehur: “I bëj thirrje popullit tim që të dalin në sheshe dhe tu japim përgjigjen më të bukur. Nuk besoj që kjo kryengritje do të jetë e suksesshme. Gjatë historisë asnjë grusht shteti nuk ka qenë i suksesshëm.”
Ndërkohë pas kësaj thirrjeje miliona njerëz zbritën në rrugë dhe sheshe të cilët bënë të mundur të hynë në histori, duke penguar një grusht shteti në bashkëpunim me pjesën tjetër të ushtrisë dhe forcat policore.
Qytetarë të shumtë kaluan natën jashtë, disa në sheshin Taksim, ndërsa disa të tjerë përpara Drejtorisë së Policisë së Stambollit. Ndërkohë shumë të tjerë ishin tek shtëpia e Presidentit Erdogan në Üsküdar.
Qytetarë të shumtë nuk u ndanë as me zbardhjen e ditës nga rrethinat e shtëpisë së Presidentit Erdogan. Ata vazhduan të mbajnë “shërbimin e demokracisë” në të gjithë vendin.
Ashtu sikurse në dy netët e para edhe natën e sotme miliona qytetarë kanë mbushur sheshet në të gjithë vendin. Pasi edhe gjatë ditës së sotme Presidenti i vendit, Erdogan, përsëriti thirrjen e tij për të qëndruar në “shërbimin e demokracisë”.
Sipas informacioneve të marra nga burimet policore thuhet se dy ushtarë kanë gjuajtur në ajër dhe pas insistimit të forcave policore kanë dorëzuar armët
Pas tentativës për grusht shteti nga FETÖ, policia e Stambollit ka shkuar për një kontroll në postën e xhandarmërisë në aeroportin ndërkombëtar Sabiha Gökçen në Stamboll me urdhër të prokurorisë së këtij qyteti.
Sipas informacioneve të marra nga burimet policore thuhet se dy ushtarë kanë gjuajtur në ajër dhe pas insistimit të forcave policore kanë dorëzuar armët.
Policia më pas është futur në ambientet e postës, ku pas kontrolleve ka arrestuar disa ushtarë të kësaj poste.
Turqi, qytetarët ftohen që të raportojnë në polici për profilet që mbështesin terrorizmin
Drejtoria policore e Turqisë ka ftuar qytetarët që t’i kushtojnë kujdes asaj që shkruhet në internet
Organet policore në Turqi kanë kërkuar nga qytetarët që të raportojnë për të gjitha profilet dhe faqet të cilat në rrjetet sociale mbështesin terrorizmin.
Drejtoria policore e Turqisë për shkak të rritjes së njoftimeve në rrjetet sociale që përmbajnë mesazhe propaganduese kundër qeverisë, me qëllim të rritjes së sigurisë, ka ftuar qytetarët që t’i kushtojnë kujdes asaj që shkruhet në internet dhe të lajmërojnë policinë nëse vërejnë së bëhet fjalë për mbështetje të terrorizmit.
Për këtë shkak nga qytetarët kërkuan që në adresa të caktuara të Drejtorisë të dërgojnë linqet, screenshot faqet dhe profilet që në rrjetet sociale mbështesin terrorizmin si dhe ato faqe dhe profile që publikojnë përmbajtje të ndaluar. Kujtojmë se në mbrëmjen e së premtes në të shtunën një grup i ushtarëve pjesëtarë të organizatës terroriste FETO/PDY tentuan që të kryejnë grusht shteti, por falë reagimit të popullit dhe qeverisë kjo tentativë u parandalua.
Dhjetëra turq të vendosur në SHBA dje në Pensilvani protestuan kundër tentativës për grusht shteti të cilin e kryen pjesëtarët e ushtrisë turke, anëtarë të grupit terrorist FETO/PDY në krye të së cilit është Fetullah Gulen që jeton në ekzil në Pensilvani, raporton (AA).
Protestuesit u mblodhën në qytetin Saylorsburg në të cilin gjendet edhe rezidenca private e Gulenit. Ata kërkuan nga administrate amerikane që të ekstradojë Gulenin në Turqi, ku akuzohet për një varg veprash penale përfshirë edhe disa tentativa për përmbysje të pushtetit të zgjedhur në mënyrë demokratike.
“Obama, dorëzoje”, “Kombi është këtu, ku janë tradhtarët”, “Fqinji juaj është terrorist”, ishin disa nga mesazhet me të cilat protestuesit brohorisnin në tubimin e mbajtur në afërsi të rezidencës së Gulenit.
“Ne vetëm dëshirojmë që SHBA-të t’ia dorëzojnë Gulenin Turqisë për t’u përgjigjur për gjithçka që ka bërë në këtë shtet”, tha për AA Nejit Zafer Saydam i cili në protestë mbërriti nga shteti federal Connecticut. Njëri nga organizatorët e tubimit protestues Hasan Guclu theksoi se qëllimi i tubimit është për t’i treguar opinionit amerikan për domosdoshmërinë e ekstradimit të Gulenit në Turqi.
“Shpresojmë se situate do të jetë më ndryshe pas tentativës së fundit për grusht shteti. Turqia duhet të shfrytëzojë të gjitha mundësitë për të kthyer dhe proceduar Gulenin”, u shpreh Guclu.
Edhe banorët e Pensilvanisë dhe fqinjët e parë të rezidencës së Gulenit Penny dhe Lester, duke mos zbuluar mbiemrat, treguan se janë të befasuar nga ajo se Qeveria amerikane nuk ndihmon Turqinë në rastin e Gulenit.
Sot përcillen drejt banesës së fundit protestuesit të cilët humbën jetën gjatë demonstratave kundër tentativës së organizatës terroriste FETÖ për grusht shteti. Ndër ta është edhe 45 vjeçari, Prof. Dr. Ilhan Yarank, vëllai i kryekëshilltarit të Presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan. Për profesorin Varank është zhvilluar një ceremoni në Universitetin Teknik Yıldız, (Yıldız Teknik Üniversitesi).
Në ceremoninë mortore të organizuar në kampusin e këtij universiteti në Stamboll, trupi i pajetë i të ndjerit është sjellë në skenën e Pallatit të Kongreseve të këtij universitetit, i mbështjellë me flamurin turk.
Në ceremoninë e cila ka nisur me këndimin nga pjesët e Kur’an-it ka mbajtur një fjalim edhe rektori i këtij universiteti Prof. Dr. Ismail Yüksek, i cili ka theksuar se janë të shokuar për humbjen e kolegut të tyre në këtë mënyrë.
“Është e vështirë të kuptojmë një vrasje të tillë të pakuptimtë ku një kërkues shkencor vritet pasi mbetet mes policisë dhe ushtrisë për të gjetur një zgjidhje për atë tentativë për puç. E dënoj ashpër këtë strukturë të pështirë që u bë shkak për degjenerimin e situatës në këtë mënyrë. Ka ardhur koha që këto njerëz të çoroditur që shkojnë deri aty ku të gjuajnë mbi popullin e tyre, të cilët nuk dinë se nga e kanë drejtimin të marrin dënimin e merituar. I bëj thirrje dhe simpatizantëve të kësaj strukture të mbledhin mendjen dhe të kenë kujdes për hapat që hedhin si dhe të dënojnë këtë papërgjegjësi të turpshme”, ka shtuar rektori Yüksel.
Pas ceremonisë në Universitet, turpi i pajetë i Ilhan Varnak është dërguar drejt xhamisë Fatih ku do të kryet dhe ceremonia e faljes së namazit të xhenazes.
– Kush është Prof. Dr. Ilhan Varank
Pasi u diplomua në Fakultetin e Shkencave të Arsimit në Universitetin Necatibey, Varank shkoi drejt SHBA-së ku studioi me bursë të Ministrisë së Arsimit të Turqisë në fushën e teknologjive kompjuterike në Universitetin Ohio State.
Pas kthimit nga SHBA-ja ai filloi të punojë si pedagog në Universitetin Afyon Kocatepe. Prof. Dr. Ilhan Varank drejtonte katedrën e Teknologjisë së Mësimdhënies dhe Kompjuterike pranë Universitetin İstanbul Yıldız Teknik.
Prof. Dr. Ilhan Varank humbi jetën gjatë protestave përpara Kryebashkisë së Stambollit duke kundërshtuar hyrjen e forcave ushtarake në ambientet e bashkisë. Varank ka lindur në vitin 1971. Ai ishte i martuar dhe ishte babai i dy fëmijëve.