Provohet shkencërisht: Lëngu i ribizlës së zezë i mirë për trurin e njeriut

shendeti

Në një studim të publikuar në revistën “Journal of Functional Foods” theksohet se lëngu i ribizlave të zeza stimulon funksionet e trurit.

 

Profesorët nga Zelanda e Re kanë kryer një studim që tregon se konsumi i lëngut të ribizlas së zezë përmirëson ndjeshëm shëndetin e trurit të njeriut dhe mundëson që të luftojë kundër sëmundjeve të ndryshme.

Në një studim të publikuar në revistën “Journal of Functional Foods” theksohet se lëngu i ribizlave të zeza stimulon funksionet e trurit.

Shkencëtarët kanë ndjekur për tre javë me radhë 36 persona të moshës 18 deri 35 vjeçare detyra e të cilëve ishte që një herë në javë të pijnë një gotë me 140 mililitra lëng nga ribizlat e zeza para se të nënshtoheshin një seri testesh.

Rezultatet e studimit kanë treguar se arsyeja kryesore që stimulon funksionet e trurit të njeriut është antociani, pigmenti natyral që ndodhet në ribizlat e zeza dhe në pemët e tjera manore.

U tregua se konsumimi i lëngut të ribizlave të zeza kishte efekte mjaft pozitive në aftësitë njohëse të pjesëmarësve, dhe kjo vetëm një orë pas përdorimit.

Studimi u bë nga profesorët dhe shkencëtarët të Instituti për studimin e pemëve dhe ushqimit në Zelandën e Re dhe të Univerzitetit britanik në Northumbria.

Shekulli Agency

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.